Jeta moderne e ka bërë shumë të vështirë kontaktin me natyrën, pasi qëndrimi në kompjuter për shkak të punës me orë të gjata, pajisjet elektronike, telefoni përpara gjumit, gjithçka tjetër bën që njerëzit të “zhyten” në jetën monotone dhe pa shumë kontakt me natyrën.
Por, a e dini sa shumë përfitime mendore dhe fizike ka qëndrimi jashtë, dielli, gjelbërimi dhe çdo element tjetër i natyrës?
Sipas pedagoges A. Heather Eliassen në “Harvard TH Chan School of Public Health” ekspozimi ndaj hapësirës së gjelbër është i lidhur me përmirësimin e gjumit, presionin e gjakut, aftësive fizike, si dhe me zvogëlimin e rreziqeve për sëmundje të tilla si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.
Një arsye për këtë lidhje midis natyrës dhe shëndetit të mirë, thotë Dr. Eliassen, është se studimet kanë treguar nivele më të larta të aktivitetit fizik tek ata që kanë më shumë ekspozim ndaj hapësirës së gjelbër.
"Hapësirat e gjelbra mund të jenë destinacione për ecje ose xhiro biçikletë, si dhe një gjetje e mirë për fëmijët që të kalojnë më pak kohë para telefonit dhe më shumë pranë natyrës," thotë ajo.
Përveç kësaj, koha e kaluar jashtë ndihmon për të rregulluar ritmet tona cirkadiane, thotë Dana Hunnes dietologe. "Kjo mund të ketë efekte në atë se sa mirë flemë, luhatjet tona të hormoneve, ngopja dhe vigjilenca," thotë ajo. Dhe sigurisht, gjumi i mirë është një mision për mirëqenien e përgjithshme.
Ekspozimi në natyrë njëherësh rregullon edhe nivelin e emocioneve tona pozitive, duke ulur ankthin dhe përgjumjen.
"Të kalosh kohë jashtë është një ndjesi qetësuese që mund të përmirësojë jo vetëm pjesën mendore dhe fizike, por edhe pamjen tuaj," thotë ajo.
Njerëzit shpesh ndihen më të qetë në natyrë, sepse kalimi nga jeta e përditshme mes angazhimit në punë, familje apo fëmijët dhe qëndrimi në natyrë, aroma e luleve, cicërimat e zogjve, qetësia rrotull janë të gjithë faktorë që ndikojnë pozitivisht në gjendjen tonë të përgjithshme.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Pop Sugar