Nëse je rrugës për të planifikuar ceremoninë e martesës, dihet që gjithë presioni bie mbi ju për atë që pritet të jetë dita më e veçantë e jetës. Njerëzit, të ftuarit, veshjet, koordinimi i çdo detaji në perfeksion kërkon ide, por edhe përkushtim. Por, për të lindurit e disa shenjave, dita e dasmës është një arsye më shumë për të shkaktuar dramën e radhës. Dhe ja pse!
Gaforrja
Gaforret janë shenja që ndryshojnë vazhdimisht dhe ky tipar i bën ato të jenë të ndjeshëm dhe me humor. Edhe pse nuk lejojnë që “batica” e emocioneve të ndikojë te njerëzit e ftuar në dasmë, kjo mund të jetë një qasje tepër e vështirë për t'u menaxhuar që nën presionin dhe stresin e dasmës nuk është çudi që situata të dalë jashtë kontrollit. Kjo shkakton të tjera drama dhe të tjera shqetësime për zemrën e tyre të butë që lëndohet shumë kollaj. Për më tepër, Gaforret janë shumë sentimentalë, kështu që vetëm mendimi për diçka që shkon keq në ditën e dasmës mund të jetë thjesht shkatërrues për ta.
Luani
Luanët janë shenja e sunduar nga guximi dhe pasioni, ndaj të qenit në qendër të vëmendjes u vjen natyrshëm. Dhe siç mund ta imagjinoni, këto shenja magjepsëse Zjarri shpesh dëshirojnë një festë dasme të jashtëzakonshme ku mund të jenë ylli i mbrëmjes. Por, kur një Luan është nën “ethet” e planifikimit të dasmës dhe nën shumë stres, mund të jetë e lehtë për ta që ta harrojë faktin se bota nuk sillet rreth tyre. Ndaj, kjo bëhet shtysë mandej që ata të reagojnë keq, sidomos kur kuptojnë që vëmendja nuk është e gjitha mbi ta.
Akrepi
Akrepat misterioz mund të jenë të vështirë për t'u lexuar ndonjëherë, por pavarësisht kësaj, një gjë që u pëlqen të kenë në çdo kohë është kontrolli. Dasmat për ta janë jashtëzakonisht personale, ndaj çdo detaj duhet të mbahet dhe të dokumentohet si ngjarje e veçantë për gjithë pjesën tjetër të jetës. Të lindurit e kësaj shenje janë të “uritur” për emocione dhe pushtet, madje kanë fiksim për të planifikuar gjithçka që mund të përfundojë edhe në dramë në ditën e tyre të dasmës.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Bustle