Social Buzz

“Sadfish”: Çfarë është dhe disa arsye pse njerëzit e bëjnë

Shkruar nga Anabel

20 Gusht 2024

“Sadfish”: Çfarë është dhe disa arsye pse
Rrjetet sociale janë shndërruar në një hapësirë ku individët ndajnë jo vetëm momentet e tyre më të lumtura, por edhe sfidat e tyre më të mëdha. Ndërsa disa prej këtyre sfidave janë të vërteta, një trend i ri i quajtur "sadfishing", i referohet aktit të ekzagjerimit ose sajimit të problemeve emocionale për të tërhequr vëmendje. Termi "sadfishing" vjen nga kombinimi i fjalës "sad" (i trishtuar) dhe "fishing" (peshkim), duke simbolizuar aktin e "peshkimit" për vëmendje. Ai është veprimi i manipulimit të emocioneve të të tjerëve për përfitime personale.

Për shembull, dikush mund të postojë: "Nuk mund ta besoj se sa shumë po vuaj tani. Asgjë nuk shkon mirë për mua," shoqëruar me një selfie të trishtuar dhe një emoji që qan, pa dhënë detaje specifike. Kjo mund t'i nxisë ndjekësit të ofrojnë mbështetje edhe nëse personi që e ka postuar këtë ka më tepër qëllim të tërheqë vëmendjen, sesa të kërkojë mbështetje të vërtetë.

Një studim i botuar në revistën "BMC Psychology" zbuloi se adoleshentët që ishin të shqetësuar dhe të depresionuar dhe shfaqnin sjellje të kërkimit të vëmendjes ishin më të prirur të angazhoheshin në “sadfish”. Hulumtimet zbuluan gjithashtu se gjatë adoleshencës, djemtë kanë më shumë tendencë drejt këtij fenomeni, por kjo prirje ulet me rritjen në moshë. Nga ana tjetër, për vajzat, tendenca për të përdorur trendin “sadfish” rritet me kalimin e viteve.

Ka tre "simptoma" të lidhura me “sadfishing”:

1. Mohimi si mekanizëm mbrojtës

Mohimi është një mekanizëm mbrojtës ku individët shmangin përballjen me ndjenjat ose ngjarjet e dhimbshme. Personat që ndodhen në fazën e mohimit mund të mos adresojnë çështjet e tyre të vërteta emocionale dhe në vend të kësaj, të kthehen te rrjetet sociale për të shprehur ndjenja të ekzagjeruara emocionale, duke kërkuar vemendje. Kjo arratisje e përkohshme nuk ndihmon në menaxhimin e emocioneve ose zgjidhjen e problemeve të thella.

2. Ndikimi i alkoolit

Individët i mendojnë disa gjëra ndryshe kur janë nën ndikimin e alkoolit. Kjo mund të çojë në postime të nxituara dhe të motivuara nga emocionet në mediat sociale, me synim marrjen e vëmendjes.

3. Sjellje e kërkimit të vëmendjes e lidhur me çrregullimin e personalitetit

Personat me tipare të çrregullimit të personalitetit janë më të prirur për “sadfish”, pasi kërkojnë vëmendje të tepruar, duke u ndjerë keq kur nuk janë në qendër të vëmendjes.

Artikuj të sugjeruar: