
Pas lajmit të divorcit që futbollisti spanjoll dhe ish-partnerja e tij, modelja Alice Campello, dhanë në rrjetet sociale, Alvaro Morata ka thyer heshtjen dhe ka folur në një intervistë për televizionin spanjoll De Corazón.
Ai tha se ishte i shkatërruar pasi martesa e tij me Alice mori fund!
“Jam i shkatërruar, por ju garantoj që nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj. Ajo është gruaja më e rëndësishme e jetës sime.”
Mes arsyeve që çuan në ndarjen e tyre pas tetë vitesh martesë, duket se ka qenë edhe refuzimi i Alice Campello-s për t’u zhvendosur në Itali dhe për të filluar atje gjithçka nga fillimi.
“Alice donte të qëndronte në Spanjë, nuk donte një zhvendosje tjetër. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, marrëdhënia jonë mbetet e shkëlqyer për mirëqenien e katër fëmijëve tanë. Thjesht për ne nuk ka më kthim prapa,” u shpreh futbollisti, duke zbuluar kështu një nga motivet kryesore që çoi në ndarjen e çiftit të famshëm.
Futbollisti 31-vjeçar dhe influencuesja i dhanë fund martesës së tyre pak ditë më parë dhe lajmin e kanë dhënë përmes rrjeteve sociale.
"Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë vendosëm të ndaheshim. Ishte një marrëdhënie e mrekullueshme, ku e donim dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme dhe rezultati janë katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë,” shkruan Alvaro Morata në postimet e tij.

Futbollisti shton se natyrisht ky është një nga vendimet më të vështira në jetën e tij dhe se ai kërkon respekt dhe privatësi për tejkalimin e këtij momenti delikat.
Artikuj të sugjeruar: