Bota

10 vendet ku njerëzit bëjnë gjumin më të keq: Ja cili kryeson listën

Shkruar nga Anabel

19 Gusht 2024

10 vendet ku njerëzit bëjnë gjumin më të keq: Ja cili
FOTO: GETTY IMAGES

Gjumi i keq është problem për shumë njerëz, sepse dihet që kjo ndikon në shëndetin, por edhe mbarëvajtjen e ditës dhe punëve tuaja. Sipas “National Council of Aging”, 30% e të rriturve kanë simptoma të pagjumësisë dhe një studim i ri tregon se në cilat shtete njerëzit bëjnë gjumin më të keq.

Kompania OneBed analizoi faktorë të ndryshëm që ndikojnë në cilësinë e gjumit për të zbuluar se në cilat prej tyre flihet më keq. Kjo përfshin orët mesatare të gjumit në natë, indeksin e cilësisë së ajrit, nivelet e ndotjes akustike, nivelet e stresit, kërkimet mujore në Google për shprehjen "privimi i gjumit" dhe ilaçet kundër pagjumësisë.

Secili faktor u analizua për të përcaktuar ndikimin në cilësinë e gjumit dhe vendeve iu dha një rezultat i përgjithshëm duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë.

Ata zbuluan se njerëzit në Australi kanë zakonet më të këqija të gjumit, me një mesatare prej 6.24 orë gjumë në natë. Australianët kishin një vëllim të lartë kërkimesh në Google për kurat e dedikuara për problemet me gjumin dhe nivelet e larta të ndotjes akustike.

Australia u ndoq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kishin kohëzgjatjen mesatare më të ulët të gjumit prej vetëm 5.70 orë në natë. SHBA kishte gjithashtu mbi 1.1 milionë kërkime mesatare mujore për "privimin e gjumit" dhe "mjetet kundër pagjumësisë" dhe nivele të larta të ndotjes akustike.

Më shumë se 1/3 e amerikanëve raportojnë se flenë më pak se 7 orë gjatë ditës. 13.5% e të rriturve mbi 18 vjeç janë shprehur se ndihen të lodhur ose të rraskapitur shumicën e ditës dhe 10% kanë pagjumësi aq të madhe, sa ndikon edhe në aktivitetet e tyre të përditshme.

Sipas studimit, kjo është renditja e vendeve ku njerëzit bëjnë gjumin më të keq në botë:

#1 Australia

#2 Shtetet e Bashkuara

#3 Filipinet

#4 Mbretëria e Bashkuar

#5 Meksika

#6 Singapori

#7 India

#8 Koreja e Jugut

#9 Brazili

#10 Izraeli

Mungesa e gjumit sjell shumë pasoja në shëndetin e njerëzve, duke rritur rrezikun e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, sëmundjeve të veshkave, obezitetit dhe diabetit të tipit 2, sipas klinikës Mayo.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: The Focus