Prej disa orësh në TikTok dhe platforma të tjera sociale, njerëzit kanë nisur të shpërndajnë video duke renditur disa dyshime lidhur me mundësinë se Hailey Bieber ka sjellë në jetë tashmë fëmijën e saj.
Spekulimet lidhur me faktin se çifti i famshëm mund të jenë bërë prindër për herë të parë janë shpërndarë në një video në TikTok që ka marrë qindra pëlqime dhe mbi një mijë komente. Duket se shkak për këto dyshime janë bërë disa lëvizje të fundit në rrjetet sociale të Haileyt-t dhe Justin Bieber.
Kujtojmë faktin që çifti e shpërndau lajmin e pritjes së ëmbël në 9 maj, kur Hailey ishte afërsisht gjashtë muajshe shtatzënë. Lajmi erdhi pasi çifti është bashkë prej më shumë se pesë vitesh. Një shtatzëni normale zgjat afërsisht nëntë muaj, ndaj data e dyshuar e lindjes është afërsisht rreth 9 gushtit. Me kapërcimin e kësaj date, njerëzit kanë vënë re se çifti ka bërë shumë pak postime në Instagram apo platforma të tjera sociale.
Postimi i fundit i Justin-it ka qenë të premten dhe në të shfaqej një video relaksuese me imazhet e një vendi malor piktoresk.
"Unë besoj se kjo lutje do t'ju japë besim dhe do t'ju kujtojë se mund të keni autoritetin e dhënë nga Zoti për t’ju udhëhequr në jetë, në vendin tuaj të punës ose në familje," shkroi ai. "Shpresoj që kjo t'ju fuqizojë, ndërsa niseni në udhëtimin tuaj për të pranuar dhe për të ecur sipas asaj që ju ka dhënë Zoti!"
Ky postim është interpretuar më shumë si një qasje pranuese e Justin-it ndaj rrugëtimit të tij të pritshëm si baba.
View this post on Instagram
Hailey nga ana tjetër ka bërë një postim të fundit në 31 korrik, më saktë një reklamë për YSL Beauty.
Nga vetë çifti i njohur nuk ka ende asnjë reagim zyrtar për lindjen ose jo të foshnjës, por njerëzit nuk do të çuditeshin nëse ata do e mbanin të fshehtë këtë pjesë, njësoj siç bënë edhe me shtatzëninë e Hailey-t.
View this post on Instagram
Si ia doli Hailey të na e fshihte shtatzëninë për plot 6 muaj?
Një burim tha asokohe për TMZ se çifti priti ca kohë për ta bërë publik lajmin e ëmbël, pasi duan ta mbrojnë shumë bebin e tyre. Sipas burimit, ata pritën kaq gjatë që të ishin të qetë dhe të sigurt nga paparacët dhe komentet.
Hailey ia doli që me sukses të mos na bënte të dyshonim asnjë grimë për shkak të veshjeve të saj të gjera dhe stilit të modeles. E veshur me xhaketa të gjera serioze apo prej lëkure, pulovra oversize dhe me ca teknika që fshehin barkun e rrumbullakosur, Hailey, në mënyrë gjeniale na tregoi se po, mund ta fshehësh një shtatzëni, për plot 6 muaj!
Artikuj të sugjeruar: