Relationships

Kjo nënë nuk pranoi të ndajë ushqimin me të birin dhe njerëzit kanë komente

Kjo nënë nuk pranoi të ndajë ushqimin me të birin dhe
FOTO: @rachonlife via Tiktok

Duket se një gjest i kësaj nëne të re ka mjaftuar që të bëhet viral në TikTok dhe njerëzit të shpërthejnë në komente. Rachel Gibbs postoi një video TikTok me më shumë se katër milionë shikime, në të cilën djali i saj 3-vjeçar Sam kërkon të hajë drekën që ajo po përgatit për vete. Gibbs i tha "jo".

“Nuk është e pasjellshme të thuash, ‘Kjo është e imja’, thotë Rachel Gibbs, nënë e dy fëmijëve.

"Ky është momenti për t’ju kujtuar se ka kufij edhe kur bëhet fjalë për ndarjen e ushqimit me fëmijët tuaj," tha Gibbs në videon e saj. “Po e bëj për veten këtë vakt, jo për fëmijët. Kjo është dreka e mamit. Ju sapo keni ngrënë drekë, ndërkohë që nuk dëshiroj që ta ndaj këtë vakt me ju.”

Kur Sam pyeti: "Pse?" nëna e tij u përgjigj: “Sepse nuk dua dhe jam e uritur. Nuk kam ngrënë akoma.” Duke iu drejtuar kamerës së telefonit, Gibbs shtoi:

"Ju lejohet të keni kufij të fortë me fëmijët tuaj edhe kur bëhet fjalë për trupin...Ky është prindërim i butë, meqë ra fjala. Unë nuk po e përkëdhel, po tregohem e butë me të dhe kjo nuk është diçka komplekse.”

Kaq mjaftoi që shumë njerëz të komentonin në video duke dhënë mendimet e tyre.

 “Gjithmonë e kam urryer faktin kur prindërit e mi më detyronin të ndaja ushqimin tim sepse ‘është e pasjellshme të mos e bëj këtë’, kështu që kjo më bën shumë të lumtur,” tha një komentues.

“Faleminderit për këtë video. Unë ndihem gjithmonë fajtore që nuk e ndaj ushqimin tim me fëmijët,” shtoi një tjetër.

Në mesin e komentuesve, ishin të paktë në numër ata që e kundërshtonin gjestin e nënës së re.

"Ushqimi është një nga gjërat më thelbësore dhe ju ia mohoni atë një fëmije," tha një syresh.

 “Unë nuk mund ta bëj kurrë këtë. Gjithmonë do ta ndaj me fëmijët, nipërit dhe mbesat e mia. Ata mund të shijojnë ushqimin tim nëse kërkojnë. Kjo video thjesht më lëndoi zemrën.”

Por, çfarë është prindërimi i butë?

Sipas Sarah Ockwell-Smith, një eksperte prindërimi, prindërimi i butë lidhet me ndjeshmërinë, respektin, mirëkuptimin dhe kufijtë. “Kur prindërit përpiqen t'i "shpëtojnë" fëmijët nga emocionet e tyre dhe të parandalojnë veten nga ndjenjat e vështira që vijnë me këto veprime, dijeni se është e padobishme,” thotë Smith. Prindërimi i butë përdor strategji bashkëpunimi mes prindërve dhe fëmijëve kundrejt prindërimit autoritar ose tradicional që zakonisht bazohet në frikë apo kontroll.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Today

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

This mother refused to share food with her child: The video goes viral and people comment

Kjo nënë nuk pranoi të ndajë ushqimin me të birin dhe
PHOTO: @rachonlife via Tiktok

It seems that one gesture of this young mother was enough to go viral on TikTok and people are exploding in the comments.

"It's not rude to say, 'This is mine,'" says Rachel Gibbs, mother of two. Gibbs posted a TikTok video with more than four million views in which her 3-year-old son Sam asks to eat the lunch she's making for him. Gibbs told him no!

"This is the moment to remind you that there are limits even when it comes to sharing food with your children," Gibbs said in her video. "I am making this meal for myself, not for the children. This is mom's lunch. You have just had lunch, while I do not wish to share this meal with you.”

When Sam asked, "Why?" his mother replied: “Because I don't want to and I'm hungry. I haven't eaten yet." Addressing the phone's camera, Gibbs added, “You're allowed to have strong boundaries with your kids even when it comes to the body...That's gentle parenting, by the way. I'm not coddling him, I'm being gentle with him and it's not something complex."

That was enough for many people to comment on the video giving their opinions.

 "I've always hated it when my parents made me share my food because 'it's rude not to,' so this makes me very happy," said one commenter.

"Thank you for this video. I always feel guilty about not sharing my food with the kids,” added another.

Among the commentators, there were few in number who opposed the young mother's gesture.

"Food is one of the most essential things and you deny it to a child," said one eye.

 "I can never do that. I will always share it with my children, grandchildren and great-grandchildren. They can taste my food if they ask. This video just broke my heart.”

But what is gentle parenting?

According to Sarah Ockwell-Smith, a parenting expert, gentle parenting is about empathy, respect, understanding and boundaries. "When parents try to 'save' children from their emotions and prevent themselves from the difficult feelings that come with these actions, know that it is useless," says Smith. Gentle parenting uses cooperative parenting strategies between parents and children as opposed to authoritarian or traditional parenting that is usually based on fear or control.

Suggested articles: 

 

Source: Today