Health

Pse ndihemi të lodhur pasi kemi qendruar gjatë në diell

Pse ndihemi të lodhur pasi kemi qendruar gjatë në diell
FOTO: FIORDALISO VIA GETTY IMAGES

Të jesh për një kohë të gjatë në diell nuk është diçka e lehtë, ose të paktën kështu interpretohet nga truri dhe trupi juaj. Nëse keni qendruar gjatë në një pishinë apo plazh këtë verë, e keni vënë re përgjumjen dhe ndjesinë e lodhjes më pas? Pse ndodh kjo?

"Dielli shkakton disa ndryshime që e detyrojnë trupin të punojë më shumë, gjë që çon në lodhje,” thotë dermatologia Heather D. Rogers. Nën ndikimin e temperaturave të larta, trupi punon më shumë për të ulur temperaturën e tij në një nivel normal.

Janë tre gjëra që trupi juaj po bën për t'u freskuar: Ju merrni frymë më shpejt, rrahjet e zemrës rriten dhe jeni duke djersitur më shumë. Të gjitha këto kërkojnë energji shtesë nga trupi juaj, gjë që mund t'ju bëjë të ndiheni të lodhur.

"Në rastet ekstreme kur trupi ynë nuk mund të ftohet në mënyrë efektive, njerëzit bëjnë hipertermi ose sëmundje të lidhura me nxehtësinë," shtoi mjeku Shengyi Mao. Lodhja nga nxehtësia përfshin simptoma të tilla si marrje mendsh, nauzea dhe dhimbje koke, sipas “Mayo Clinic”.

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit UV mund të dobësojë sistemin imunitar të trupit dhe aftësinë e lëkurës për t'u mbrojtur nga infeksionet, sipas “U.S. Environmental Protection Agency”. Një sistem imunitar i shtypur çon në më shumë lodhje.

Në diell, njerëzit humbasin më shumë ujë dhe kur ju jeni të dehidratuar, trupat punojnë më shumë për të kryer funksionet e tyre normale, si pompimi i gjakut, gjë që mund të bëjë që të ndiheni të lodhur. Përtej këtyre faktorëve, ka edhe diçka tjetër që ndodh kur trupat ekspozohen në diell…Ndjesia e relaksit dhe çlirimit nga stresi, kur jeni pranë një pishine apo në plazh çon në një gjendje përgjumjeje që zgjat nëse ju nuk futeni në shtëpi apo dhomën e hotelit dhe të merreni me veten, pushoni, pini ujë apo konsumoni produkte me vlera ushqimore.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: HuffPost

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Why do we feel tired after spending a long time in the sun?

Pse ndihemi të lodhur pasi kemi qendruar gjatë në diell
PHOTO: FIORDALISO VIA GETTY IMAGES

Being in the sun for a long time is not easy, or at least that's how your brain and body interpret it. If you spent a long time at a pool or beach this summer, did you notice the sleepiness and tired feeling afterwards? Why does this happen?

"The sun causes some changes that force the body to work harder, which leads to fatigue," says dermatologist Heather D. Rogers. Under the influence of high temperatures, the body works harder to lower its temperature to a normal level.

There are three things your body is doing to cool off: You're breathing faster, your heart rate is increasing, and you're sweating more. All of these require extra energy from your body, which can make you feel tired.

"In extreme cases when our body can't cool down effectively, people get hyperthermia or heat-related illness," added doctor Shengyi Mao. Heat exhaustion includes symptoms such as dizziness, nausea and headaches, according to the Mayo Clinic.

Excessive exposure to UV radiation can weaken the body's immune system and the skin's ability to protect itself from infection, according to the US Environmental Protection Agency. A suppressed immune system leads to more fatigue.

In the sun, people lose more water, and when you're dehydrated, your body works harder to perform its normal functions, such as pumping blood, which can make you feel tired. Beyond these factors, there is something else that happens when the body is exposed to the sun... The feeling of relaxation and release from stress when you are near a pool or at the beach leads to a state of sleep that lasts if you do not enter the house or hotel room and take care of yourself, rest, drink water or consume food products.

Suggested articles:

 

Source: HuffPost