Health

Nëse hani shpesh akull, mund të vuani nga këto probleme shëndetësore

Nëse hani shpesh akull, mund të vuani nga këto probleme
FOTO NGA BRAND SYNARIO

Nëse keni qejf të shijoni një pije të ftohtë me kuba akulli në fund ose keni nevojë për gjëra të ftohta, sidomos në verë, dijeni se nuk jeni të vetëm. Të gjithë kemi ngrënë qoftë edhe njëherë të vetme në jetë akull, por dëshira e vazhdueshme për të mund të jetë shenjë e dy problemeve: anemisë dhe ankthit.

"Pagofagia është një gjendje në të cilën njerëzit ndiejnë nevojën për të përtypur ose ngrënë shpesh akull," thotë instruktori i palestrës Chris Mohr. “Nuk është vetëm dëshirë për të ngrënë akull, por një nxitje e shpeshtë që mund të jetë tregues i anemisë apo problemeve me ankthin,” shton ai.  

Kuptimi më i zakonshëm i dëshirës për akull është anemia ose mungesa e hekurit. Dietologia Michelle Routhenstein thekson se ky zakon mund të sinjalizojë se trupit tuaj i mungon hekuri ose lëndë ushqyese të tjera. Përtypja e akullit është një nga mënyrat e trupit për të përballuar këtë mungesë.

Nëse gjaku juaj nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe, atëherë nuk transportohet mjaftueshëm oksigjen në të gjithë trupin tuaj. Dhe pa hekur, qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të krijohen. Nëse po kërkoni të jeni të zënë me diçka ose të shmangni mendimet gjatë gjithë ditës, dëshira për akull është një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë.

Nëse hani shpesh akull, mund të vuani nga këto probleme
FOTO: LYagovy

“Ndonjëherë, njerëzit e duan akullin si një mënyrë për të menaxhuar stresin ose ankthin. Akti i përtypjes së akullit mund të japë një efekt qetësues ose një shpërqendrim i përkohshëm," thotë Routhenstein.

"Gjatë momenteve stresuese, dëshira për akull mund të veprojë gjithashtu si një gjendje rehatie psikologjike", vijoi ajo.

Përtypja e akullit gjithashtu mund të shkaktojë probleme dentare

Akulli është i mirë kur ju duhet të qëndroni të hidratuar, por ky është përfitimi i vetëm i përtypjes së tij. Nuk ka kalori, nuk ka vlera ushqyese dhe jo vetëm mund të jetë shenjë e anemisë, por mund të dëmtojë edhe dhëmbët tuaj.

“Përtypja e shpeshtë e akullit mund të dëmtojë dhëmbët tuaj, të tendosë muskujt e nofullës dhe të rrisë ndjeshmërinë e dhëmbëve,” thotë instruktori Mohr.

Si mund ta ndaloni dëshirën për akull?

Para se gjithash, është e rëndësishme të kuptoni arsyet e këtij zakoni. Për njerëzit me anemi, rritja e sasisë së hekurit nëpërmjet dietës ushqimore mund të ndihmojë në pjesën e shëndetit tuaj.

Ngrënia e mishit të kuq, pulës ose frutave të thata ndihmon në rritjen e nivelit të hekurit. Por, përfshirja edhe e ushqimeve krokante apo karotave në regjimin tuaj ushqimor, jep thuajse të njëjtën kënaqësi shqisore si akulli, por pa efektet negative të këtij të fundit.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Woman’s World

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

If you have ice cream, this could be an indication of two health problems

Nëse hani shpesh akull, mund të vuani nga këto probleme
PHOTO BY BRAND SYNARIO

If you like to enjoy a cold drink with ice cubes at the bottom or you need cold things, especially in summer, know that you are not alone. We have all eaten ice at least once in our lives, but the constant desire for it can be a sign of two problems: anemia and anxiety.

"Pagophagia is a condition in which people feel the need to frequently chew or eat ice," says fitness instructor Chris Mohr. "It's not just the desire to eat ice, but a frequent urge that can be indicative of anemia or anxiety problems," he adds.  

The most common meaning of craving ice is anemia or iron deficiency. Dietitian Michelle Routhenstein points out that this habit can signal that your body is lacking iron or other nutrients. Chewing ice is one of the body's ways of coping with this deficiency.

If your blood does not have enough red cells, then not enough oxygen is carried throughout your body. And without iron, red blood cells cannot be made. If you're looking to occupy yourself with something or avoid thoughts throughout the day, craving ice is an easy way to do it.

Nëse hani shpesh akull, mund të vuani nga këto probleme
PHOTO: LYagovy

"Sometimes, people like ice as a way to manage stress or anxiety. The act of chewing ice can provide a calming effect or a temporary distraction," says Routhenstein. During stressful times, craving ice can also act as a psychological comfort state.

Chewing ice can also cause dental problems

Ice is good when you need to stay hydrated, but that's the only benefit of chewing it. It has no calories, no nutritional value, and not only can it be a sign of anemia, it can also damage your teeth.

"Frequent ice chewing can damage your teeth, strain your jaw muscles and increase tooth sensitivity," says instructor Mohr.

How can you stop craving ice?

First of all, it is important to understand the reasons for this habit. For people with anemia, increasing the amount of iron in your diet can help with your health. Eating red meat, chicken or dried fruit helps increase iron levels. However, including crunchy foods or carrots in your diet gives almost the same sensory satisfaction as ice, but without the negative effects of the latter.

Suggested articles: 

 

Source: Woman's World