
A keni pasur ndonjë ditë ku flokët tuaj kanë qenë keq, pa shkëlqim dhe të stiluara në mënyrë jo të rregullt? Po një ditë tjetër kur flokët tuaj kanë marrë gjithë vëmendjen e njerëzve dhe kjo gjë ka ndryshuar tërësisht ditën dhe javën tuaj? Jeni kuriozë? Epo, të gjithë në TikTok mendojnë se ka një shpjegim dhe kjo quhet “teoria e flokëve”.
Njerëzit janë të bindur në faktin se mënyra se si ju i rregulloni flokët, nga gjatësia, ngjyra apo stili, të gjitha këto ndikojnë në pamjen tuaj dhe mënyrën se si perceptoheni nga të tjerët. Hashtag-u #hairtheory ka më shumë se 500 milionë shikime, kështu që nëse ende nuk i keni kushtuar shumë vëmendje kësaj teorie, ky është momenti që ta bëni.
Cila është “teoria e flokëve” në TikTok?
“Sipas këtij trendi, duket se mënyra se si stilohen flokët mund të ndryshojë mënyrën se si dukeni dhe si perceptoheni nga të tjerët," thotë stilisti i flokëve Clayton Hawkins.
"Pyesni këdo që ka ndryshuar ndonjëherë ngjyrën e flokëve dhe ata do t'ju tregojnë se kjo ndodh. Njerëzit ju trajtojnë ndryshe në varësi të pamjes së flokëve tuaj", shton ai.
@rhyzagaylel which one do you like?
? original sound - ?
Jo vetëm që mund të ndikojë në mënyrën se si të tjerët ju perceptojnë, por gjithashtu mund të ndikojë në mënyrën se si ndiheni personalisht. Ngjyra e flokëve mund të bëjë diferencën, por edhe prerjet dhe modelet që bëhen posaçërisht për të theksuar disa tipare të fytyrës.
"Ka disa prerje flokësh që plotësojnë forma të ndryshme të fytyrës," thotë Andrew Fitzsimons, stilisti i shumë personazheve të famshëm. "Për dikë me fytyrë më të rrumbullakët, një prerje e shkurtër dhe e mprehtë mund të ndihmojë vërtet në zgjatjen e fytyrës dhe krijimin e këndeve. Ndërsa, për gocat me fytyrë në formë ovale sugjerohen prerje më të gjata, baluke etj.”
Pra, një ndryshim në flokët tuaj është një mesazh për të tjerët dhe mënyrën si ju perceptojnë së jashtmi, por edhe një qasje ndryshe për veten.
Artikuj të sugjeruar:
- A është e këshillueshme të lahesh me uthull molle?
- Trendi i viteve '90 është rikthyer fuqishëm dhe gocat po e pëlqejnë gjithnjë e më shumë
- 10 modele flokësh se si të dukesh bukur gjatë gjithë sezonit
- Kjo është fjalia që mund t'ua kurseni parukierëve
- 5 ngjyrat e flokëve që duhet t’i keni parasysh këtë pranverë
Burimi: Pop Sugar