Celebrity

Pas 8 vitesh, ndahen Alvaro Morata dhe Alice Campello

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2024

Pas 8 vitesh, ndahen Alvaro Morata dhe Alice Campello
FOTO: ALVARO MORATA/ INSTAGRAM

Martesa e Alvaro Morata-s dhe Alice Campello-s duket se ka përfunduar! Futbollisti 31-vjeçar dhe influencuesja kanë vendosur që t’i japin fund martesës së tyre dhe lajmin e kanë dhënë përmes rrjeteve sociale.

"Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë vendosëm të ndaheshim. Ishte një marrëdhënie e mrekullueshme, ku e donim dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme dhe rezultati janë katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë ndonjëherë,” shkruan Alvaro Morata në postimet e tij.

Futbollisti shton se natyrisht ky është një nga vendimet më të vështira në jetën e tij dhe se ai kërkon respekt dhe privatësi për tejkalimin e këtij momenti delikat. 

“Ky është një vendim i vështirë, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri,” shton futbollisti spanjoll.

Sa i përket arsyeve të ndarjes: “Nuk ka munguar asnjëherë respekti, por kemi pasur disa keqkuptime të vazhdueshme, të cilat e rënduan dalëngadalë lidhjen. Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Gjithçka që përjetuam së bashku ishte fantastike,” përfundon Alvaro Morata.

Pas 8 vitesh, ndahen Alvaro Morata dhe Alice Campello
FOTO: ALVARO MORATA/ INSTAGRAM

Ndërkohë, edhe Alice ka konfirmuar ndarjen përmes një postimi në Instastory. “Unë dhe Alvaro kemi vendosur të ndahemi dhe ky është vendimi më i vështirë i jetës sonë,” shkruan ajo.

Influencuesja e njohur sqaron detajet që lidhen me motivet e divorcit dhe sipas saj nuk ka arsye tradhtie.

“Nuk kishte një person të tretë apo mungesë respekti nga të dy. Në këto tetë vite kam pasur në krah një person që nuk ka bërë gjë tjetër veçse më ka dhënë përparësi dhe është kujdesur për mua. Ne nuk mund ta kishim dashur më shumë njëri-tjetrin dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por vjen një moment kur grumbullohen kaq shumë keqkuptime të menaxhuara keq dhe gjërat, pak nga pak, prishen dhe shpërthejnë," shton Campello.

Alice thekson se nuk kanë qenë mosmarrëveshjet e vazhdueshme ato që e rënduan situatën në çift duke shkuar deri në divorcin e tyre.

“Ne i kemi premtuar njëri-tjetrit vetëm respekt dhe jemi përpjekur që të mos arrijmë në pikën që të bëhemi toksikë dhe të lëndojmë njëri-tjetrin. Thjesht dua të falënderoj Alvaron për gjithçka bëri për mua, që u kujdes për mua, për babanë dhe bashkëshortin që ishte. I uroj më të mirat, gjithmonë,” përfundon ajo.

Pas 8 vitesh, ndahen Alvaro Morata dhe Alice Campello
FOTO: ALICE CAMPELLO/ INSTAGRAM

Kujtojmë që Alvaro dhe Alice janë bashkë që nga viti 2016. Ata u martuan në vitin 2017 dhe një vit më pas u bënë për herë të parë prindër, pas lindjes së binjakëve Leonardo dhe Alessandro. Fëmija i tretë Edoardo erdhi në vitin 2020 dhe tre vite më vonë ata u bënë prindër për herë të katërt, pasi në jetë erdhi vajza e tyre, Bella.

Artikuj të sugjeruar: