Horoscope

Si ta kuptosh direkt që ke të bësh me një Luan tipik

Si ta kuptosh direkt që ke të bësh me një Luan tipik

Jemi në sezonin e Luanit, shenjës sharmante të zodiakut. Protagonisti kryesor i këtij muaji është zakonisht tërheqës. Luani është shumë i guximshëm dhe luftarak për veten.

Ka disa tipare dalluese që të tregojnë se ke përballë teje një Luan tipik:

Fytyra

Shumica e njerëzve të Luanit i kanë tiparet si të maceve, sidomos në fytyrë. Sytë janë shpeshherë të mëdhenj dhe padyshim që dallohen për zhdërvjelltësi, por edhe për shkëlqimin e tyre. Ndonjëherë, duket sikur lodron një buzëqeshje në shikimin e tyre. Lëkurën e kanë zakonisht perfekte dhe duket që kujdesen shumë për të..

Trupi

Zakonisht, njerëzit e shenjës së Luanit (sidomos burrat) janë të gjatë, por ka edhe nga ata që janë me shtat të shkurtër. Edhe kur ata janë më të shkurtër se të tjerët, ju do të vini re padyshim Luanin dhe vetëbesimin që përcjell. Këta njerëz në përgjithësi kanë një krekosje natyrale në lëvizjet e tyre. Luanët sillen sikur të jenë madhështorë dhe bëjnë lëvizje të matura.

Burri Luan

Ai kur ecën e mban gjoksin jashtë. Shpatullat e tij janë të forta dhe po kështu janë edhe krahët e tij. Ai ka një fizik që bie në sy dhe shprehet me vetulla dhe buzëqeshje. Kur lëviz, Luani bën hapa të mëdhenj, por është i shpejtë dhe i lehtë në ecje; fiks si një luan. Kur ai qesh me gjithë shpirt, gjithë fytyra i shkëlqen. Ndonëse këmbët e tij mund të jenë më të shkurtra në krahasim me gjatësinë e tij, duket qartazi se trupi i tij është i fortë. Po ashtu janë edhe duart e tij. Zakonisht ka flokë të dendur dhe një nofull burrërore në formë katrore. Sytë e tij, pavarësisht ngjyrës, janë të ngrohtë dhe të qetë.

Gruaja Luan

Ajo vërtetë është zakonisht elegante dhe e gjatë, por këmbët i ka të shkurtra, nëse i referoheni gjatësisë së saj trupore. Gruaja e Luanit sillet si një luaneshë e vërtete; me krenarinë e një mbretëreshe. Fytyra e saj është shprehëse dhe e gjallë. Sytë e saj janë zakonisht të mëdhenj dhe të ngrohtë. Ajo mund të ketë një hundë të rregullt dhe veshë të vegjël. Qafa e saj nuk është e gjatë, por sërish i jep një pamje shumë elegante dhe të paharrueshme kësaj gruaje.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

Signs that directly indicate that you are dealing with a typical Leo

Si ta kuptosh direkt që ke të bësh me një Luan tipik

We are in the season of Leo, the charming sign of the zodiac. The main protagonist of this month is usually attractive. Leo is very brave and fighting for himself.

There are several distinctive features that will tell you that you have a typical Leo in front of you:

The face

Most Leo people have cat-like features, especially on the face. The eyes are often large and undoubtedly stand out for their flexibility, but also for their brilliance. Sometimes, it seems like a smile plays in their eyes. Their skin is usually perfect and they seem to take good care of it.

BODY

Usually people of the Leo sign are tall, but there are also those who are short. Even when they are shorter than others, you will definitely notice Leo and the confidence he conveys. These people generally have a natural bounce in their movements. Lions act like they are majestic and make measured moves.

The Lion Man

He keeps his chest out when he walks. His shoulders are strong and so are his arms. He has an impressive physique and often expresses himself with eyebrows and a smile. When moving, the Lion takes large steps, but is quick and light in gait; fixed as a lion. When he laughs heartily, his whole face lights up. Although his legs may be shorter compared to his height, it is clear that his body is strong. So are his hands. He usually has thick hair and a square-shaped manly jaw. His eyes, despite their color, are warm and calm.

The Lion Woman

She really is usually elegant and tall, but her legs are short, if you refer to her body length. The Leo woman behaves like a true lioness; with the pride of a queen. Her face is expressive and lively. Her eyes are usually large and warm. She may have a regular nose and small ears. Her neck is not long, but it still gives a very elegant and memorable look to this woman.

Suggested articles: