Ndërkohë që jemi në sezonin e Luanit, një shenjë e mbushur me pasion, Afërdita ka shkuar që prej 4 gushtit në Virgjëreshë, duke sjellë në jetën tonë zgjedhje më praktike për dashurinë dhe financat. Ndërkohë, edhe Mërkuri ndodhet në prapavijë, ndaj na lejo të të themi se jeta jote do të jetë e mbushur me të reja.
Gjatë kësaj periudhe do t’u kushtosh më shumë vëmendje gjesteve romantike dhe zakoneve me shpenzimin. Mund ta gjesh veten duke parë aspekte të reja të lidhjes tënde, të cilat ndoshta më parë nuk i kishe vrejtur dhe të kuptosh se veprimet kanë shumë më tepër rëndësi se fjalët.
Afërdita në Virgjëreshë të mëson se modestia dhe praktika janë gjithnjë elemente shumë të mira. Do të kesh më shumë energji për t’u marrë me financat, organizimin, produktivitetin dhe strategjitë e ndryshme që do të jenë në të njëjtën linjë me veprimet që do të ndërmarrësh.
Dashi
Zakonet e tua duhet të ndryshojnë, i dashur Dash! Afërdita në Virgjëreshë të sjell balancën dhe harmoninë që të duhet, duke nisur që nga regjimi ushqimor, deri te raportet me kolegët dhe njerëzit që të rrethojnë. Kjo është një mundësi e mirë që ta duash veten dhe të krijosh një ambient më harmonik në shtëpi.
Demi
Sa herë që Afërdita ndërron shenjat, ti ndjen një ndryshim në mënyrën se si e shpreh veten. Do të mund të jesh një person edhe më krijues, pasi Afërdita do të përqendrohet në shtëpinë tënde të pestë, atë të dashurisë për artin, muzikën dhe lumturinë që gjendet në gjërat e vogla.
Binjakët
Shtëpia, vendi yt i shenjtë, meriton që të ketë më shumë harmoni dhe kujdes. Afërdita do të përqendrohet pikërisht te shtëpia, familja dhe përkatësia, ndaj do të mundohesh ta mbushësh jetën me dashuri dhe harmoni. Kjo të frymëzon që të përmirësohesh shumë në çdo aspekt të jetës.
Gaforrja
Pastroje mendjen dhe përqendrohu te gjërat e tua, Gaforre! Shpirti yt kurioz ka nevojë të ushqehet dhe meqë Afërdita do të fokusohet në shtëpinë tënde të tretë, në atë të komunikimit, do ta kesh edhe më të ethshme dëshirën për të zgjidhur çështje e dilema të shumta.
Luani
Ki më shumë kujdes me buxhetin, i dashur Luan! Sezoni yt sapo ka nisur dhe ti mund të ndihesh sikur po pluskon në qiell, por Afërdita në Virgjëreshë do të të ulë me këmbë në tokë, duke të të nxitur që të fokusohesh në qëndrueshmërinë e financave të tua. Shiko me vëmendje zakonet e shpenzimeve dhe vendos një qëllim.
Virgjëresha
Mos u bëj kaq modeste Virgjëreshë, pasi e gjithë vëmendja është tek ti. Në fund të ditës, planeti i dashurisë, Afërdita, po të viziton, ndaj do të vëresh se kudo ku shkon e rrethon hapësirën me një energji të re. Do të lësh përshtypje shumë pozitive, ndaj dil sa më shumë.
Peshorja
Merr një pushim mëse të merituar! Kalendari yt social mund të jetë duke shpërthyer nga takimet, por Afërdita të nxit që të shohësh veten dhe dëshirat e tua. Rritu në mënyrë emocionale dhe rrethoje veten me gjëra dhe njerëz që të dhurojnë kënaqësi.
Akrepi
Reflekto për kontributin që jep në jetën e të tjerëve. Afërdita do të përqendrohet në shtëpinë tënde të 11-të, në atë të lidhjeve me komunitetin dhe lirinë individuale, duke sjellë harmoni dhe balancë në të gjitha grupet shoqërore ku ti bën pjesë.
Shigjetari
Festoji arritjet e tua, por kujtohu se duhet të qëndrosh edhe modest/e. Kjo është një periudhë e ndritur për karrierën tënde, pasi Afërdita do të ndriçojë shtëpinë tënde të karrierës dhe reputacionit, por në vend që të mburresh me arritjet, shfrytëzoje momentin si një mundësi të mirë për të shkuar drejt qëllimeve të tua.
Bricjapi
Merru më shumë me vizualizimet e së ardhmes. Afërdita, një planet kaq sharmant, do të përqendrohet në shtëpinë tënde të aventurës dhe filozofisë personale, duke të të rikujtuar se të kesh një plan praktik, është gjithmonë një zgjedhje shumë e mirë.
Ujori
Intimiteti dhe raporti që kërkon me personin tjetër është kaq i rëndësishëm. Kërkohet durim dhe komunikim i hapur, i dashur Ujor, ndaj nuk ka një moment më të mirë se ky për të ringritur besimin dhe për të adresuar kërkesat dhe nevojat që ke në një marrëdhënie.
Peshqit
Duket se qasja që ke ndaj të tjerëve po bëhet më praktike dhe metodike. Gjatë kalimit të Afërditës në Virgjëreshë, mund ta gjesh veten duke krijuar lidhje të veçanta me njerëzit që të rrethojnë dhe me shumë gjasa, këto lidhje do të të shërbejnë shumë në të ardhmen.