Një ndër aspektet më të mira të këtij muaji është përvoja magjike e dashurisë që do të ndodhë më 14 gusht, kur Jupiteri dhe Marsi të përputhen në shtëpinë tënde të dashurisë së vërtetë dhe të sinqertë. Nëse je beqar/e, planifiko që të dalësh dhe të shkosh në vende të reja; nëse je në një lidhje serioze, festoje dashurinë dhe ji mirënjohës/e që ke gjetur personin e zemrës.
14 gushti është gjithashtu një ditë e veçantë, e cila lidhet me shtatzëninë, lindjen dhe kujdesin për fëmijët, si dhe për çështjet e krijimtarisë. Nëse je një artist/e, kjo është një ditë shumë e rëndësishme që të takohesh me një klient të ri potencial. Jupiteri do të jetë sundimtari i shpresave dhe dëshirave të tua, kështu që një punë ëndrrash mund të realizohet.
Gjithashtu, më 4 gusht, do të ketë një Hënë të re në Luan, që përkon me shtëpinë tënde të shtatë të martesës dhe angazhimit. Nëse je i/e martuar, mund të dëgjosh lajme të mira nga bashkëshorti/ja gjatë kësaj dite; nëse je në një lidhje serioze, mund të propozohesh. Nga ana tjetër, edhe 7 gushti është një ditë ideale, pasi Jupiteri dhe Marsi krijojnë një kënd fantastik. Nëse nuk e gjen dot veten të përqendruar në punë, do të ndodhë sepse gjysma e parë e gushtit përqendrohet vetëm te dashuria, tek ajo më e ëmbla.
Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 4 deri më 28 gusht, kështu që ka mundësi që një person i së shkuarës të rihyjë në jetën tënde. Është në dorën tënde nëse do ta rigjallërosh romancën. Por, ka gjasa që të rikthehet ose/dhe një projekt i lënë pas dore dhe ti do të punosh sërish me të.
Hëna e plotë e 19 gushtit do të ndodhë në shenjën tënde, sidomos nëse ke lindur pranë 17 shkurtit (plus, minus 5 ditë). Kjo Hënë e plotë do të sfidohet nga Urani, sundimtari yt. Mendja jote do të përqendrohet te shtëpia dhe hapësira jote, si dhe te familja. Urani do të shprehë zemëratë ndaj Diellit në Luan dhe do të hasesh me disa probleme që me shumë gjasa, kërkojnë vigjilencën tënde.
Të gjithë trupat qiellorë që bëjnë pjesë në këtë Hënë të plotë do të jenë në shenja fikse, kështu që me shumë gjasa, nuk do të ketë kompromise. Nëse je në një marrëdhënie romantike, kjo Hënë e plotë mund të vendosë ‘pikat mbi i’ nëse do të qëndrosh apo jo me këtë person. Një ngjarje e tillë qiellore nuk të lejon të qëndrosh në mes. Nëse të intereson marrëdhënia dhe e vlerëson personin tjetër, do të përpiqesh ta rregullosh, nëse jo, thjesht do t’i japësh fund.
Rishtazi, ke qenë shumë nën presion, pasi Saturni ka pasur një rrugëtim të gjatë në shenjën tënde. Ky planet kërkon që ti të marrësh një angazhim të madh dhe të rëndësishëm në një fushë të caktuar të jetës, duke të të kalitur për eksperienca të reja jetësore, aftësi në karrierë, apo ndërtimin e një baze për të ardhmen. Për shembull, disa njerëz martohen, disa bëjnë një fëmijë, blejnë një shtëpi ose ndjekin një shkollë për të marrë një diplomë që u hap më shumë dyer—është gjithmonë diçka e rëndësishme që nuk mund të “kthesh mbrapsht” më vonë dhe në fakt, as nuk do të doje ta bëje.
Këtë muaj, të gjitha vëmendja është në shtëpinë dhe familjen tënde. Marsi, planeti i aksioneve u transferua në këtë zonë të hartës tënde më 20 korrik dhe do të qëndrojë deri më 4 shtator. Kjo nuk do të thotë që përqendrimi yt në shtëpi ose familje do të përfundojë në fillim të shtatorit, përkundrazi, thjesht do të jesh një person më produktiv dhe do të kesh më shumë ide për të ndjekur qëllimet e tua.
Merkuri do të jetë prapavijë nga 4 gushti deri më 28 gusht. Nëse po transferohesh, sigurohun që të vendosësh etiketat e duhura në kuti, për ta pasur më të thjeshtë rregullimin e sendeve në shtëpinë e re. Pjesa më e mirë e hartës tënde grafike do të përqendrohet në çështjet e shtëpisë dhe te mbështetja e madhe që po merr nga familja jote.
Dy data të rëndësishme do të të sjellin begati në gusht: 7 gushti – Kur Dielli dhe Jupiteri do të bashkëpunojnë për një projekt të rëndësishëm pune dhe ti do të kesh stafin e duhur për ta përfunduar.
14 gushti – Kur Marsi do të jetë në një linjë perfekte me Jupiterin dhe të dy do të punojnë për pronat e tua. Do të mund të marrësh me qira/blesh një apartament që do ta adhurosh. Marsi, sundimtari yt, do të merret me shtëpinë tënde të të ardhurave dhe fitimeve, duke e bërë këtë ditë magnetizuese për paratë.
Hëna e plotë e 19 gushtit do të ndodhë në Ujor dh do të ndriçojë shtëpinë tënde të privatësisë, çka do të thotë se do të të duhet të kujdesesh për shëndetin tënd. Merr pushime nga puna dhe ha ushqime të shëndetshme. Mos harro aktivitetin fizik dhe ecjen në natyrë.
Mund ta gjesh veten duke bërë shumë gjëra njëkohësisht. Nëse shpërqendrohesh, mos e harro shëndetin dhe mos e lejo stresin të ndikojë tek ti. Deri në Hënën e re të 2 shtatorit, kur Saturni të jetë në drejtim të drejtpërdrejtë me Diellin, trupi yt do të jetë super rebel.
Romanca, për fat të keq, këtë muaj nuk është në planet e tua, por kjo nuk do të zgjasë shumë. Bëhu gati, pasi më 4 shtator, kur Marsi të shkojë në Gaforre, foleza jote e dashurisë do të shkëlqejë dhe shumë shpejt, dashuria do ta vizitojë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.