Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Mërkuri do të jetë në prapavijë që nga 4-28 gushti, por megjithatë, në 10 ditët e para, ti mund të kesh mundësinë që të planifikosh një udhëtim, ose të marrësh një pushim të merituar, në mënyrë që të mund të largohesh nga zyra. Vendi yt i punës nuk do të jetë pikërisht vendndodhja ku ndodhin gjëra interesante, ndaj mund të largohesh lirisht. Nëse ke një udhëtim të planifikuar gjatë prapavijës, të sugjerojmë që të kontrollosh disa herë pasaportën dhe orarin e fluturimit. Ti mund t’i kesh të gjitha në rregull, por Mërkurit nuk i dihet asnjëherë.
 
Këtë vit, Jupiteri gjendet në shtëpinë tënde të partneritetit dhe kjo do të të ndihmojë që të kesh me shumë bashkëpunime dhe rehati në marrëdhëniet ndërpersonale. Jupiteri gjendet në sektorin tënd të martesës dhe kjo do të thotë se do të kesh një periudhë shumë të mirë me personin e zemrës, ose me një bashkëpunëtor/ortak të rëndësishëm.
 
Gjatë këti muaji do të shijosh 2 ditë mjaft të veçanta: 7 gusht - Kur Jupiteri të takojë Diellin dhe të krijojnë një bashkëpunim interesant dhe të fortë në Luan, do të kesh mundësi të eksplorosh një vend të largët.
 
14 gusht – Një tjetër datë e rëndësishme, pasi Jupiteri do të bashkëpunojë me Marsin në shtëpinë e martesës dhe partneritetit. Një person do të të bindë se je me fat që e ke në jetë dhe po ndan të tilla çaste me të.
 
Më vonë, 3-4 ditë pas Hënës së plotë të 19 gushtit, do të kesh sërish mundësi të udhëtosh, megjithëse jo shumë larg prej shtëpisë. Distanca mund edhe të përshkohet në 1 ditë nga banesa jote. Ky udhëtim mund të bëhet për punë, por duke qenë se mund të ketë të papritura, qëndro i/e përgagtitur.
 
Nëse po shpreson që të bindësh një klient, për t’u angazhuar në një projekt të ri dhe për të nënshkruar një kontratë, mos e nxito procesin. Hëna e plotë do të jetë e paqëndrueshme, ndaj sigurohu që të mos ushtrosh presion, pasi mund ta humbësh klientin përgjithmonë. Për më tepër, Mërkuri do të jetë në prapavijë gjatë thuajse gjithë gushtit, kështu që nëse është e mundur, gjërat që janë për t’u vulosur/nënshkruar, lëri për nga muaji tjetër, saktësisht, nga 11 shtatori e mandje.
 
Përgatitu ndërkohë për shtatorin, pasi Hëna e re e 2 shtatorit do të të sjellë një mundësi të madhe karriere në ditët që pasojnë dhe oferta që do të marrësh mund të përkojë me një zhvillim të konsiderueshëm në sferën e karrierës tënde.
 
Mërkuri,  sapo të dalë nga prapavija, do të të tregojë forcën e jashtëzakonshme që ka dhe do të rregullojë çështjet që lidhen me familjen dhe shtëpinë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Shigjetari dhe Bricjapi

Tani që ka kaluar pak më shumë se gjysma e vitit, do të jetë një moment i mirë për të ndaluar, reflektuar dhe parë nga afër financat e tua. Hëna e re e 4 gushtit do të të japë energjinë dhe motivimin e duhur për të bërë ca përparime në aspektin financiar dhe në atë të kursimeve. Do të gjesh mënyra të reja dhe kreative për të mos e rënduar më tepër buxhetin tënd.
 
Gjatë këtij muaji do ta gjesh veten të përqendruar edhe në një projekt të rëndësishëm, sidomos gjatë Hënës së re të 4 gushtit. Nëse je i/e vetëpunësuar, do të marrësh një lajm shumë të mirë, pasi biznesi yt mund të ofrojë disa shërbime shumë të kërkuara në treg. Fluksi i porosive gjatë kësaj periudhe mund të kërkojë që të punësosh dikë të ri, ndaj do të kesh më shumë gjëra të reja për të bërë.
 
Jupiteri ka hyrë tanimë në shtëpinë tënde të projekteve dhe të punës, ndaj do ta kesh të thjeshtë të gjesh njerëzit e duhur që do të të ndihmojnë në projektin tënd. Nëse do të të duhet të punësosh, të sugjerojmë ta bësh në shtator, pasi është një moment i mirë për të shpallur zgjedhjet që ke bërë gjatë gushtit. Mund të jesh duke hapur linja të reja të sipërmarrjes, ndaj merr kohën tënde.
 
Më 7 gusht do të mund të marrësh një klient fitimprurës, ose një detyrë të re, falë bashkëpunimit që do të ketë Jupiteri dhe Dielli. Më 14 gusht, Jupiteri do të lidhet me Marsin në sektorin tënd të punës, kështu që mund të caktohesh në një projekt special. Marsi është në ndërvperim të vazhdueshëm, ndaj nuk është aspak çudi që të fitosh më shumë sesa e kishe menduar.
 
Tematikat financiare do të vijojnë edhe në Hënën e plotë të 19 gushtit, e cila do të ndodhë në Ujor. Kjo Hënë e plotë do të sjellë ca probleme, për shkak të Uranit, i cili do të dërgojë ca lajme kaotike dhe të papritura. Kjo Hënë e plotë do të jetë e vështirë për shtëpinë tënde të të ardhurave, e cila do të sjellë ca vonesa ose mungesa parash. Mos shpenzo shumë para gjatë kësaj periudhe, ose merr 50% të shumës në fillim të projekteve të reja.
 
Është e mundur edhe që të përballesh më një shpenzim të papritur ose të përjetosh një shokim të madh kur të shohësh llogarinë bankare. Mund të kesh shpenzuar shumë rishtazi, për shtëpinë ose zyrën dhe të mos e kesh kuptuar fare se sa shumë ke shpenzuar. Do të gjesh një mënyrë për të shlyer shpenzimet dhe për të pasur më shumë vëmendje ndaj harxhimeve që bën. Megjithatë, ne e dimë se jo të gjitha shpenzimet mund të shmangen, ndaj nëse është shumë e rëndësishme, do të duhet ta paguash.
 
Ndërkohë, më 27 gusht, Afërdita do të marrë sinjale të shumta nga Urani dhe do të mund të kesh një ndër mbrëmjet më flirtuese të këtij muaji.
 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.