Gushti nis mjaft mirë për shenjën tënde, duke të të ofruar një periudhë të mbushur me momente të paharrueshme. Marsi, planeti i veprimit, do të bashkëpunojë me Jupiterin. Dhe do të sigurohet që të përjetosh çaste të bukura. Madje, do të kesh kohë edhe për miqtë dhe për të riparuar ndonjë marrëdhënie që rishtazi nuk ka qenë shumë e mirë.
Më 20 korrik, Marsi hyri në shenjën tënde për të ndriçuar shtëpinë e udhëtimeve. Kështu, ti do të kesh mundësi të zgjerosh horizontet e tua dhe të shkosh më larg mendërisht dhe shpirtërisht. Zona e udhëtimeve lidhet edhe me marrëdhënien ndërkombëtare dhe intelektin, ndaj me shumë gjasa, këto fusha do të jenë në vëmendjen tënde dhe kryefjala e gjithçkaje që ti do të bësh, duke nisur që nga Hëna e re e 4 gushtit. Dy datat që do të pasojnë këtë Hënë të re do të jenë perfekte për shenjën tënde. Bëhet fjalë për 7 gushtin, kur Jupiteri do të bjerë në kontakt me Diellin, për të të kujtuar se gjithçka do të shkojë vaj për shenjën tënde.
Më tej, më 14 gusht, Jupiteri takon Marsin, duke të të dhuruar një ditë perfekte me personin e zemrës. Mund të udhëtoni ose të merrni pjesë në aktivitete që ju dhurojnë kënaqësi. Gjatë këtij muaji, duket se udhëtimet janë në krye të listës tënde, ndaj është mirë t’ia bësh qejfin vetes. Zgjidh destinacionin e dëshiruar dhe shkëputu për ca kohë me miqtë ose me partnerin/en. Do të ketë një lidhje të fortë mes teje, udhëtimeve dhe miqve, ndaj kape momentin.
Hëna e plotë e 19 gushtit do të ndodhë në Ujor dhe për ty, do të jetë një ndër momentet më romantike të vitit, por jo domosdoshmërisht duhet të mundohesh më shumë seç duhet, pasi do të surprizohesh nga rrjedha që mund të marrin situatat.
Le të mos harrojmë paratë: Është një sektor që ty të shqetëson, pasi një shpenzim i madh mund të të trondisë përkohësisht, kryesisht nëse sheh se lajmet nuk janë ato që prisje. Megjithatë, na lejo të të qetësojmë: Hëna e plotë e 19 gushtit, do të përzihet me Diellin, kështu që do të gjesh zgjidhjen e duhur për dilemën që po të mundon. Mund ta bësh të mundur që kjo Hënë të funksionojë siç duhet për ty.
Të këshillojmë që në çështjen e parave t’i mbash pritshmëritë me këmbë në tokë, pasi mund të kesh shpeshherë keqkuptime dhe komunikime jo shumë të qarta, për shkak se Mërkuri do të kalojë në prapavijë më 4 gusht dhe do të qëndrojë atje deri në datën 28. Gjatë kësaj periudhe, mund të hasesh me ca probleme, veçanërisht në fushën e komunikimit.
Pasi Afërdita të hyjë në Peshore më 29 gusht, jeta jote e dashurisë do të përjetojë zhvillime të shumta e më pas, do të normalizohet. Muaji shtator është periudha më e mirë për të bërë blerjet që do të bësh. Shfrytëzoje aq sa mundesh periudhën e pushimit dhe mundësinë për të lexuar një libër apo për të shijuar një pije të freskët.
Ky është muaji i veprimeve, ndaj çfarëdo që të bësh, do të përkojë me një hap përpara, në çdo drejtim. Më 4 gusht, do të ndodhë në Luan një Hënë e re mjaft pozitive dhe thelbësore për të përjetuar një ndryshim të rëndësishëm.
Të sugjerojmë që të fillosh dhe të punosh me CV-në, për ta bërë atë më interesante dhe për ta përditësuar, pasi projekte të reja do të shfaqen për shenjën tënde. Syno që të jesh prezent/e nëpër mbledhje të rëndësishme ose ta dërgosh CV-në në profile ku je interesuar, deri më 7 gusht, kur Jupiteri hyn te Binjakët. Kjo do të bëjë të mundur që vëmendja të kalojë në shtëpinë tënde të çmimeve dhe nderimeve.
Një tjetër ditë e veçantë për shenjën tënde është 14 gushti, pasi Marsi do të lidhet me Jupiterin, për të të sjellë më shumë fat në lidhje me financat. Ti do të arrish një marrëveshje të përkryer në karrierë dhe do të negociosh për shumë shpërblime. Në rast se je larguar nga puna, mund të marrësh një paketë të re për dëmshpërblim, ose nëse ke aplikuar për një kredi, mund të marrësh konfirmimin rreth kësaj date.
Mendja jote do të përqendrohet te çështjet që lidhen me shtëpinë, brenda 4 ditëve nga Hëna e plotë më 19 gusht. Kjo Hënë e plotë do të ndodhë në Ujor dhe do të sjellë jo pak ndërlikime. Urani, i cili është planeti dominues i Ujorit dhe i kësaj Hëne, do të konfliktohet me Diellin, duke mbrojtur ashpër pozitat. Këto planete nuk bëjnë kompromis dhe gjithnjë e pësojmë ne njerëzit. Problem me Hënën e plotë të 19 gushtit mund të lidhet me një person me të cilin ti ndan hapësirën, çka do të thotë se mund të jetë bashkëshorti apo edhe pronari i shtëpisë ku banon. Do të marrësh një lajm të papritur, i cili me shumë gjasa, do të të shokojë.
Marsi, planeti yt sundues, do të të ndihmojë shumë gjatë kësaj kohe, në mënyrë që të të sigurojë paratë që të duhen për të zgjidhur ose përmirësuar një situatë familjare. Nëse po hasesh me problematika në shtëpi, mund të të duhet të bësh një shpenzim të papritur, por për fat të mirë, një burim i jashtëm parash do të të ndihmojë që të mos prekesh shumë financiarisht.
Kur Afërdita të hyjë në Virgjëreshë, do të kesh mundësi të shijosh një romancë të bukur dhe të këndshme. Afërdita do të shkojë në këtë shenjë nga data 4 deri më 29 gusht (njëjtë me prapavijën e Mërkurit, plus 1 ditë) dhe ti do të kesh mundësi që të shijosh romancën.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.