Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Binjakët dhe Gaforrja

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2024

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Binjakët dhe Gaforrja

Ky është një ndër vitet më shpërblyes për ty! Do të shijosh përfitime të reja nga Jupiteri, planeti i fatit. Për ta shfrytëzuar maksimalisht këtë muaj, vendos një listë mëe gjërat që ke në plan të arrish. Kjo duket e lehtë, por ka shumë njerëz që thjesht nuk e ndajnë dot mendjen.

Bëj një përpjekje për të realizuar qëllimin tënd, për ta gjetur veten në vendin dhe kohën e duhur. Zgjidh mundësitë që ofrojnë më shumë potencial për ty, për një periudhë afatgjatë. Këtë muaj, Mërkuri, udhëheqësi yt, do të shkojë në prapavijë nga 4 deri më 28 gusht. Përdore këtë muaj për të shqyrtuar gjërat që kanë rëndësi për ty dhe për të bërë disa korrigjime që ndoshta të kanë shpëtuar më parë. Kthehu te njerëzit që të kanë mbështetur në të shkuarën tënde dhe bashkëpuno sërish me ta, për të krijuar një projekt të rëndësishëm që do të të krijojë. Mund të jetë një person që ke punuar për vite më parë, ose në periudhën para pandemisë. Kjo ka pak rëndësi. Mërkuri të inkurajon të shkosh dhe të gjesh atë që është e vlefshme për ty dhe ta marrësh atë.

Hëna e re e 4 gushtit mund të të sjellë një projekt interesant shkrimi, redaktimi, kodimi etj, pra, që lidhet me komunikimin. Këtë muaj do të kesh mundësi të tregosh aftësitë e tua fantastike. Nëse po punon me projekte që lidhen me teknologjinë, do të mund të sjellësh një app apo një shërbim të ri. Kjo Hënë e re është e përshtatshme edhe për ty që punon në rrjetet sociale. Jupiteri dhe Marsi do të të mbështesin dhe do të marrin seriozisht qëllimet dhe mundësitë e tua.

Do të kesh po ashtu edhe mundësi për të udhëtuar, afër ose larg. Udhëtimet do të jenë interesante dhe të këndshme. Nëse ke shpresuar të shkosh në një vend disi të largët, Hëna e plotë e Ujorit, më 19 gusht, do të të bëjë që të përgatitesh për sfida të papritura. Urani, planeti i surprizave do të sjellë paksa kaos dhe do të jetë në konflikt me këtë Hënë të plotë.

Mërkuri do të jetë në prapavijë për pothuajse gjithë periudhën e gushtit, ndaj do të përjetosh ndryshime të shumta. Hëna e plotë mund të të sjellë ca probleme me paratë, pasi mund të kesh shpenzime të papritura. Nga ana tjetër, Marsi dhe Plutoni do të të mbështesin, por do të kesh nevojë për ndihmën e miqve të ngushtë.

Deri në Hënën e re të 2 shtatorit, shtëpia dhe familja jote do të jetë në fokus, ndaj nuk do të mundesh të shkëputesh për shumë gjatë. Nëse gjen kohën dhe mundësinë, shkëputu pak në gusht. 7 dhe 12 gushti janë data fantastike për argëtim dhe relaks.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2024: Binjakët dhe Gaforrja

Ky muaj të sjell ca aspekte të shkëlqyera, sidomos gjatë 2 javëve të para. E dashur Gaforre, të ta themi shkurt: Gjatë dy javëve të para, do të kesh mundësi të bësh goxha para. Hëna e re në Luan, e cila do të ndodhë më 4 gusht, do të shkëlqejë shtëpinë tënde të të ardhurave, kështu që planifiko veprimet e tua. Nëse po negocion për një punë më të mirë dhe një pagë më të lartë, do të marrësh përgjigje pozitive. Fol hapur për qëllimet e tua.

Në kalendarin tënd, shëno datën 7 gusht, si një ditë mjaft të favorshme për të rritur të ardhurat. Jupiteri do të jetë në një kënd ideal me Diellin e fuqishëm, duke të ta bërë këtë ditë jashtëzakonisht mbështetëse për shenjën tënde. Një energji e re dhe e fortë do ta përshkojë shenjën tënde, ndaj bëhu gati për të reja pozitive.

14 gushti do të jetë një tjetër ditë spektakolare për ty, pasi karriera, me shumë gjasa do të marrë një zhvillim të madh. Marsi do të bashkëveprojë me Jupiterin, duke mbikëqyrur shtëpinë tënde të karrierës dhe projekteve të punës. Kushtojua të gjithë energjinë tënde këtyre projekteve, pasi jo vetëm që do të marrësh lavdërime dhe vlerësime, por edhe shpërblime.

Duket se emri yt do të përmendet dhe diskutohet me shumë respekt dhe vlerësim në disa takime, në të cilat mund të mos jesh prezent/e. Gjithsesi, dije se performanca jote do të vlerësoshet shumë, të paktën deri më 4 shtator, kur Marsi të vijë në Gaforre dhe të qëndrojë deri më 4 nëntor.

Do të mahnisësh të gjithë njerëzit e duhur dhe me ndikim, kështu që mbaj të njëjtin ritëm. Muajt në vijim do të jenë të përsosur për shenjën tënde, për të të sjellë energjinë, produktivitetin dhe paratë që ke dashur gjithnjë. Do të kesh gjithashtu kontroll mbi ngjarjet që do të ndodhin në jetën tënde dhe aftësinë për t’i parë situatat me një lente më të qartë dhe racionale.

Ndërkohë që po përgatitesh për të reja, Mërkuri do të shkojë në prapavijë, ndaj relaksohu për pak, derisa të përballesh me stuhinë e projekteve dhe gjërave interesante. Mos harro se prapavija e Mërkurit nuk është një kohë e mirë për të blerë pajisje elektronike, makina, apo gjëra të shtrenjta.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.