Angelina Jolie po akuzon së fundmi Brad Pitt me pretendimin se ky i fundit po përpiqet ta bëjë të heshtë. Në disa dokumente gjyqësore të dërguara në gjykatë, avokatët e yllit të “Maleficent” pretendojnë se Pitt po e shtyn Jolie drejt nënshkrimit të një marrëveshje heshtjeje, sipas “People”.
Ekipi ligjor i aktores tha se bëhet fjalë për një marrëveshje që e detyron yllin e "Fight Club" të mos zbulojë një informacion, të cilin avokatët e Pitt e kanë cilësuar si "të gjerë dhe ndërhyrës" në një dosje të veçantë.
Çifti, i cili ka qenë i martuar nga viti 2014 deri në vitin 2019, duket se kanë vijuar me betejën ligjore për një kantinë vere franceze të quajtur "Château Miraval". Në vitin 2022, aktori paditi ish-in e tij për shitjen e aksioneve të saj, duke pretenduar se ajo kishte shkelur një marrëveshje që asnjëri nuk mund ta shiste nëse tjetri nuk e miratonte. Në dokumentet e fundit të gjykatës, avokatët e Jolie pretendojnë se aktorja "nuk po vepronte me keqdashje dhe me qëllim për të lënduar Pitt" kur ajo shiti pjesën e saj të "Miraval" në vitin 2021.
“Në vend të kësaj, ishte Pitt ai që refuzoi të blinte pjesën e saj, nëse aktorja nuk nënshkruante një marrëveshje prej 8.5 milionë dollarësh, që e detyron atë të heshtë për abuzimet e aktorit,” thonë avokatet e Jolie.
Nga ana tjetër, ekipi ligjor i yllit të "Moneyball" pretendon më tej se "komunikimet e tij private me palët e treta" nuk kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet financiare mbi punishten e verës dhe e akuzojnë Jolie-n se po përpiqet që "ta kthejë këtë çështje biznesi në një rigjykim për ish-çiftin.”
Çifti i famshëm u nda në shtator të vitit 2016, pas një udhëtimi familjar me avion nga Franca në Los Angeles, ku Angelina pretendonte se Pitt ushtroi dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve.
Artikuj të sugjeruar:
- Brad Pitt dhe e dashura e tij për herë të parë si çift në publik
- Njerëzit kanë disa teori për tatuazhin e ri të Angelina Jolie
- Brad Pitt është gati për fëmijë me të dashurën pavarësisht problemeve ligjore me Angelina Jolie
- Thuhet Brad Pitt është trishtuar nga vendimi i vajzës për të hequr mbiemrin e tij
- Deklarata shokuese: Angelina Jolie nuk donte që fëmijët të takonin Brad Pitt?
Burimi: People