
Të kuptohemi, ne nuk duam t’ju tregojmë se çfarë të vishni dhe çfarë të mos vishni. Në fund të fundit, moda është çështje subjektive, zgjedhje, mundësi dhe dëshirë për të shprehur më shumë nga personaliteti yt. Megjithatë, ka disa gjëra që në plazh nuk mund të vishen kurrë. Arsyeja? Thjesht, çështje prakticiteti!
Për t’i bërë pushimet tuaja të paharruara, mbani shënim këto katër artikuj që duhet t’i shmangni për të qenë sa më rehat.
#1 Syze dielli të lira
Syzet e diellit janë vetëm syze dielli, apo jo? Fatkeqësisht, jo! Sidomos në plazh, ku syzet e diellit nuk janë thjesht aksesorë mode, por janë jashtëzakonisht të rëndësishme për mbrojtjen e syve nga rrezatimi i rrezikshëm UVA dhe UVB. Syzet pa lente të certifikuara thjesht do çojnë në acarim, inflamacion dhe madje dëmtim të shikimit nëse nuk bëni mbrojtjen e duhur të tyre.
#2 Bizhuteri
Shumë nga bizhuteritë tuaja më të bukura do t'ju falënderojnë që i keni lënë në shtëpi kur të shkoni në plazh. Argjendi, perlat dhe gurët e çmuar janë shumë të ndjeshëm dhe nuk i përgjigjen mirë ujit të kripur ose rrezeve të forta të diellit. Ndaj, më mirë lërini në shtëpi.
#3 Veshje plazhi të papërshtatshme
Fatkeqësisht, jo të gjitha gratë ndihen rehat me kostumet e banjove, ndaj nëse pjesa e sipërme apo bikini ju rri më e madhe apo rrëshket në trup, sigurisht që nuk do të ndiheni mirë dhe pushimet do të kthehen në ferr. Gjeni veshje prej materiali cilësor dhe sipas formave të trupit tuaj.
#4 Çanta lëkure
E kuptojmë që ju doni ta merrni kudo me vete çantën tuaj të re. Por, çantat prej lëkure nuk duhen marrë kurrë në plazh. Lëkura mund të gërvishtet nga rëra, uji i kripur, kremrat e diellit mund të lënë njolla, ndaj lëkura zbehet dhe plasaritet. Zgjidhni materiale kashte ose me thurje dhe jeni në rregull.
Artikuj të sugjeruar:
- 3 shenjat e horoskopit që e marrin punën me vete edhe gjatë pushimeve
- 7 gjëra që mund të bëni për veten kur jashtë bën shumë vapë
- 6 shenja që tregojnë se dëshira për të qenë perfeksionistë po shkatërron pushimet tuaja
- 10 ide për thonjtë që do të të bëjnë t’i adhurosh duart e tua ^_^
- 3 gjëra që duhet të keni parasysh nëse doni një super nxirje këtë verë
Burimi: Glamour