News

Puna në administratën publike: Hyn në fuqi rregulli për oraret fleksibël

Puna në administratën publike: Hyn në fuqi rregulli për

Këshilli i Ministrave miratoi gjatë ditës së sotme (1 gusht 2024) orarin fleksibël për punonjësit e administratës publike. Adea Pinderi, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, njoftoi fashat orare për punonjësit e administratave.

Sipas ndryshimeve të reja në ligj, punonjësit e administratës do të punojnë për 8 orë e 30 minuta nga e hëna-të enjte dhe 6 orë gjatë ditës së premte. Ata duhet të jenë prezentë në orarin e punës gjatë fashës orare 9:30-15:30, ndërsa pjesën e mbetur të orëve të punës mund ta kryejnë më herët ose m vonë, pra, me orare fleksibël. Ndryshimet do të aplikohen për 185,696 punonjës të administratës publike.

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam një vendim për rregullat e kohëzgjatjes së punën dhe pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore. Kjo është një nisma e ndërmarrë, në kuadër të rienergjizimit të administraëts publike për të injektuar elemente të fleksibilitetit në punë dhe për të garantuar që administrata publike të jetë një punëdhënës më tërheqës”, thuhet në deklaratën e Pinderit.

Më tej, ajo vijon:

“Në kuadër të kësaj iniciative parashikohet për herë të parë në legjislacion koncepti i orëve fleksibël të punës për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve brenda administratës shtetërore. Në bazë të këtij vendimi parashikohet shprehimisht që ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjta, pra, nga e hëna në të enjte 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë, punonjësit e administratës publike mund të zgjedhin ta nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më vonë, ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezentë në zyrat e tyre në një fashë orare nga 09:30-15:30, nga e hëna në të enjten dhe nga ora 09:30-13:00 ditën e premte”.

Ajo njoftoi edhe se ndryshimet në Kodin e Punës për dhënien e lejeve, të cilat do të jepen nga drejtuesi i burimeve njerëzore:

“Në lidhje me autoritetin përgjegjës për dhënien e lejeve, kjo e drejtë mund të delegohet nga drejtuesi i institucionit ose nga Sekretari i Përgjithshëm te drejtuesi i burimeve njerëzore. Në ndryshimet e Kodit të Punës është hequr kufizimi sipas të cilit punonjësit e administratës publike nuk mund të merrnin leje vjetore në një kohëzgjatje më pak se një javë kalendarike. Është përcaktuar shprehimisht që kohëzgjatja është 22 ditë pune, ku janë shtuar dhe 2 ditë pushim për të gjithë punonjësit”, përfundoi ajo.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.