Flokët

Si të kujdeseni për flokët pas notit në det apo pishinë

Shkruar nga Anabel

30 Korrik 2024

Si të kujdeseni për flokët pas notit në det apo pishinë
FOTO NGA BEAUTY BOXES

Nuk ka si uji i detit apo pishinave në verë, sidomos kur temperaturat jashtë bëjnë namin dhe e vetmja gjë ngushëlluese është një zhytje për të notuar. Nuk ka rëndësi nëse jeni një notar/e amatore apo sportiste profesioniste, kujdesi për flokët është një element që nuk duhet të mungojë në rutinën tuaj të bukurisë.

Çfarë ndodh me flokët tuaj pas notit?

Nëse jeni vazhdimisht duke notuar në ujë të kripur ose me klor, kjo mund të japë direkt efekt në flokët tuaj. Siç shpjegon trikologia Shap Capara: “Nivelet e pH të ujit të pishinës (7,2 deri në 7,8) dhe ujit të deteve ndryshojnë shumë nga pH-së i flokëve të shëndetshëm (4,5 deri në 5,5), gjë që shkakton flokë të dëmtuar, pa jetë dhe që këputen lehtë.”

Ja 7 gjërat që duhet të bëni për të mbrojtur flokët pas notit, sipas ekspertëve:

#1 Mbuloni flokët me një kapuç noti

Sigurohuni që të fusni të gjithë flokët në të, në mënyrë që uji të mos depërtojë.

#2 Vendosni një kapele dielli

Kapelja do të mbrojë flokët nga çdo spërkatje uji dhe do të mbajë rrezet e diellit larg nga kontakti me flokët.

#3 Kapni flokët bisht

Nuk keni kapele noti apo kapele dielli me veten? Nuk ka problem. Thjesht kapini flokët bisht ose topuz për të mbajtur pjesën më të madhe të tyre jashtë ujit.

#4 Vendosni balsam

Nëse keni flokë të thatë, uji i detit apo pishinave do e përkeqësojë gjendjen e tyre, ndaj përdorimi i një balsami zbut efektet e dëmit.

#5 Shpëlajini flokët me ujë të freskët

Pasi dilni nga deti apo pishinat, thjesht shpëlahuni në një dush për të hequr gjithë papastërtitë nga trupi dhe flokët.

#6 Përdorni një shampo ushqyese

Për të parandaluar oksidimin apo dëmtimin, flokët duhet të lahen me shampo menjëherë pas notit. Gjeni formula që kanë përbërës si uthulla e mollës ose argjila (mineral nga gurët vullkanikë) që ndihmojnë për të pastruar lëkurën e kokës dhe për të hidratuar flokët tuaj.

#7 Shmangni tharësen

Kjo metodë ndihmon në zvogëlimin e dëmtimit për shkak të nxehtësisë, sidomos në verë. Ndaj, sa më pak ta përdorni tharëse ose aspak, më mirë për flokët tuaj.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Pure Wow