Lifestyle

A mund të ruhen frutat e thata në frigorifer për të qenë më të freskëta?

A mund të ruhen frutat e thata në frigorifer për të
FOTO: MIRAGEC/GETTY IMAGES

Frutat e thata, sidomos arrat janë një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të shtuar yndyrat e shëndetshme në dietën ushqimore. Por a duhet t'i ruani ato në frigorifer, apo mund të qëndrojnë gjatë edhe në një sirtar apo dollapin e kuzhinës suaj?

Nutricionistët kanë një përgjigje të qartë për mënyrat më të mira për të ruajtur frutat e thata që ato të qëndrojnë të freskëta dhe të gatshme për t’u shtuar në pjatat tuaja.

Përgjigja e shkurtër: Po, frutat e thata duhet të ruhen në frigorifer. Dhe ka një arsye pse. Të gjitha ato yndyra të shëndetshme, të pangopura që i bëjnë kaq mirë trupit dhe shëndetit tonë, mund të prishen nëse ruhen në temperaturën e dhomës, për më tepër ato marrin një aromë jo të këndshme.

“Yndyrat e pangopura te frutat e thata janë më të brishta dhe kjo është arsyeja pse ato mund të shpërbëhen nëse nuk ruhen në temperaturën ideale,” thotë nutricionistja Amy Reed. "Sidomos në vendet më të ngrohta (ose gjatë verës) ose nëse ato ekspozohen gjithashtu ndaj dritës ato mund të prishen brenda një muaji", shton ajo.

Ftohja mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit dhe mbrojtjen e këtyre frutave për një kohë më të gjatë dhe nëse vërtet dëshironi t'i ruani gjatë ato, mund t'i vendosni në pjesën e ngrirjes së frigoriferit.

“Zgjidhja më e mirë është ruajtja e tyre në frigorifer për të ruajtur jo vetëm profilin e shijes dhe aromës, por edhe përfitimet shëndetësore të përmbajtjes së yndyrës së shëndetshme për zemrën,” shton nutricionistja Lena Bakoviç.

Sa kohë mund t'i ruani në frigorifer?

Gjithçka varet nga mënyra e ruajtjes që zgjidhni dhe mjedisi në kuzhinën tuaj si lagështia, drita dhe nxehtësia që mund të shkurtojnë kohën e sigurt të ruajtjes për frutat e thata.

Frutat e thata të ruajtura në temperaturën e dhomës mund të zgjasin nga një deri në tre muaj, në varësi të llojit të tyre, por nëse ato të pjekurat nëse ruhen në një enë hermetike larg dritës dhe nxehtësisë, vlerat e tyre mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

Can dried fruits be stored in the refrigerator to keep them fresher?

A mund të ruhen frutat e thata në frigorifer për të
PHOTO: MIRAGEC/GETTY IMAGES

Dried fruits, especially nuts, are a quick and easy way to add healthy fats to your diet. But should you keep those nuts in the fridge, or can they last just as long in your kitchen drawer or cupboard?

Nutritionists have a clear answer on the best ways to store dried fruits so they stay fresh and ready to add to your dishes.

Short answer: Yes, dried fruit should be refrigerated. And there's a good reason why. All those healthy, unsaturated fats that are so good for our body and health can go bad if stored at room temperature, plus they get an unpleasant aroma.

"The monounsaturated fats in dried fruit are more fragile, and that's why they can break down if they're not stored at the ideal temperature," says nutritionist Amy Reed. Especially in warmer places (or during summer) or if they are also exposed to light they can spoil within a month.

Refrigeration can help slow down the process and protect these fruits for longer, and if you really want to keep them longer, you can put them in the freezer section of the refrigerator.

"The best bet is to store most of them in the refrigerator to preserve not only the flavor and aroma profile, but also the health benefits of the heart-healthy fat content," adds nutritionist Lena Bakovic.

How long can you keep them in the fridge?

It all depends on the storage method you choose and the environment in your kitchen such as humidity, light and heat that can shorten the safe storage time for dried fruit.

Dried fruits stored at room temperature can last from one to three months, depending on their type, while ripe ones if stored in an airtight container away from light and heat can last up to six months.

Suggested Articles: