
Trendi më i ri i TikTok për ndarjet, i njohur si “kthehu derisa ta urresh,” po fiton popullaritet mes përdoruesve që kërkojnë mënyra për të përballuar një ndarje. I njohur si #BreakupTok, ky komunitet i veçantë ofron një hapësirë për njerëzit që të ndajnë përvojat dhe këshillat e tyre për përballimin e ndarjeve. Një hapësirë ideale për zemërthyerit që akoma e marrin ish-in me privat apo e përndjekin atë me adresa të rreme, apo jo?
@real.liv777 recommend #fyp #foryoupage #viral #trend #relatable ? men stop using this audio - ???? ?
@thesamchierchia that disrespect will keep reminding you sis
? original sound - Shaun
Logjika pas kësaj metode është e thjeshtë: Mbaj kontakt me ish-in derisa të kuptosh NJËHERË E MIRË që ai nuk është më për ty. Çdo ndërveprim me të do të nxjerrë në dukje sa shumë ka ndryshuar, duke të ndihmuar të largohesh nga versioni perfekt që ke idealizuar gjatë marrëdhënies suaj.
E dimë çfarë po mendon, ndoshta “urrejtja” mund të jetë një fjalë pak e rëndë dhe nuk mund ta kesh inat brenda natës dikë që e ke dashur... Por, metoda ka për qëllim kryesor të tregojë se ish-i yt nuk është më personi që dikur e doje. Bisedat e shpeshta pas ndarjes të ekspozojnë më së miri ndaj të metave të tij, duke i bërë të dukshme arsyet pse marrëdhënia juaj përfundoi.
Megjithatë, filozofia pas metodës "kthehu derisa ta urresh”, mund të jetë emocionalisht rraskapitëse për disa persona. Duke mbajtur vazhdimisht gjallë shpresën për rikthim, disa mund ta përjetojnë jo mirë pjesën e ndërveprimit me ish-in.
Zhgënjimet e përsëritura bëjnë të veten, duke e bërë të rëndësishme të njohësh kur është koha të ecësh përpara dhe të mësosh nga gabimet. Udhëtimi i shërimit për secilin është i ndryshëm dhe gjetja e asaj që funksionon për ty është thelbësore.
Në fund të fundit, qoftë të ndjekësh këtë metodë apo të gjesh një rrugë tjetër, qëllimi kryesor është të mësosh dhe të rritesh nga përvoja.
Artikuj të sugjeruar: