Showbiz

Egla flet për rikthimin në teatër dhe projekte kinematografike

 Egla flet për rikthimin në teatër dhe projekte kinematografike

Egla, e ftuar në “She’s On Top”, ka folur për planet e saj të rikthimit si aktore në teatër dhe në kinema, me projekte të reja. E pyetur nga Argjira Spanca, moderatore e programit, Egla bëri një rezyme të jetës së saj deri pas daljes nga “BBVA 3”, duke u shprehur:

“Kam qenë shumë mirë, sigurisht që kam marrë dhe një periudhë për t’u rikuperuar edhe pas dëmit fizik, që tani është bërë histori. Kështu më shkoi gjysma e vitit në një mbyllje totale. Tani dhe mund të eci si këto modelet që keni këtu. Jam shum mirë të them të drejtën. Falënderoj për ftesën, është kënaqësi dhe nder për mua të gjendem në mes të kaq shumë bukurie. Edhe siç thotë Dostojevski tek “Idioti”: Bukuria do shpëtojë botën.

Më tej, tregoi për projektet e reja: “Kemi projekte të reja. Teatri është në planet e mia afatshkurtre. Pastaj kemi shpërndarje me përqëndrim, me qitje të afërt dhe të largët nëpër kinematografi dhe projekte”.

“Me pak fjalë, ti po bën plane për filmin tënd?”, e pyeti Argjira dhe Egla, iu përgjigj:

“Unë s’po bëj asnjë plan për filmin tim sidomos, sepse unë jam aktore. Nuk kam ndërmend të bëj ndonjëherë producenten e filmave, është një shtysë që nuk më intereson të them të drejtën”, duke vijuar se po përgatitet për personazhin e radhës.

A e dimë personazhin e radhës? Jo, sepse Egla e preu shkurt bisedën, duke mos dhënë më tepër detaje.

Rikujtojmë se Egla ka fituar edicionin e tretë të "Big Brother VIP", ku u bë një ndër personazhet më të përfolur.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Egla talks about returning to theater and cinema

 Egla flet për rikthimin në teatër dhe projekte kinematografike

Egla, invited to "She's On Top", talked about her plans to return as an actress in theater and cinema, with new projects. Asked by Argjira Spanca, moderator of the program, Egla made a summary of her life until leaving "BBVA 3", saying:

"I was very well, of course I also took a period to recover even after the physical damage, which has now become history. So half of the year went to a total shutdown for me. Now I can walk like these models you have here. I am very good to tell the truth. Thank you for the invitation, it is a pleasure and an honor for me to be in the midst of so much beauty. Even as Dostoevsky says in "The Idiot": Beauty will save the world.

Further, he told about the new projects: "We have new projects. Theater is in my short-term plans. Then we have distribution with concentration, with close and distant shooting in cinematography and projects".

"In short, are you making plans for your film?" Argjira asked, and Egla answered:

"I am not making any plans for my film, especially because I am an actress. I have no intention of ever becoming a film producer, it's a drive I don't care about to be honest", continuing that she is preparing for the next character.

Do we know the next character? No, because Egla cut short the conversation, not giving more details.

We remind you that Egla won the third edition of "Big Brother VIP", where she became one of the most talked about characters.

Suggested articles: