Lifestyle

Kjo metodë virale në TikTok mund të të bëjë të kursesh *shuuumëë* lekë

Kjo metodë virale në TikTok mund të të bëjë
NBC News

 
Të kursesh para, shpesh është e mërzitshme dhe e lodhshme. Sigurisht, hyn edhe dëshira për të shpenzuar dhe llastuar veten.  Kjo është edhe arsyeja pse metoda e “katër kovave” po bëhet virale në TikTok, pasi sipas përdoruesve të aplikacionit, është një praktikë financiare që është njëkohësisht e thjeshtë dhe efektive për të kursyer para.

“Ideja? Ndaji të ardhurat në katër kategori të dallueshme dhe cakto një qëllim për çdo para”, thotë Alex King, trajner financiar dhe themelues i faqes së financave personale “Generation Money”.

Kjo metodë virale në TikTok mund të të bëjë

Hileja e “katër kovave” i ndan paratë në dy kova për shpenzime (thelbësore dhe stil jete) dhe dy për grumbullim pasurie (kursime afatshkurtra dhe investime afatgjata). “Kjo siguron që nevojat bazë të jenë të mbuluara, por do të kursesh lekë për të ardhmen dhe mund të bësh shpenzime pa ndjesi faji”.

Kjo metodë virale në TikTok mund të të bëjë
 
Siç shpjegon krijuesja e TikTok @bobeema, kjo është më pak stresuese sesa ndjekja e çdo shpenzimi. “Është një trik mendor dhe vizual, i dobishëm për të të bërë të mendosh në cilën kategori shkojnë çdo muaj shpenzimet dhe të ardhurat e tua,” shton King. “Kjo e bën ndjekjen e parave më të qëllimshme dhe mund të çojë në vendimmarrje financiare më të mira.”

Kjo metodë virale në TikTok mund të të bëjë

Metoda, gjithashtu, të ndihmon të mbash një buxhet, veçanërisht nëse je fillestar në kursime ose prirur për të shpenzuar tepër. “Nëse je dikush që ndien se nuk kontrollon paratë çdo muaj, ose që të duket sikur paratë ‘zhduken’, atëherë metoda e “katër kovave” është për ty,” thotë ai.
 
Pra, teoria është e thjeshtë! Do më shumë para për qejf? “Rrite” kovën e stilit të jetesës. Do kursime më të shpejta? Hidh më shumë para aty. King rekomandon të fillosh me shpenzimet fikse bazë, pastaj të rregullosh të tjerat sipas nevojës.
 
Një këshillë e fundit? Jepu kovave emra më domethënës. Për shembull, në vend të kursimeve thjesht, përdor “Fondi për Plazh” ose në vend të investimeve, “Qetësia mendore”. Kjo i bën qëllimet të duken reale dhe të bën të kursesh.

REELS

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼

POV: Ka ndodhur një super dramë në punë dhe ti ishe i vetmi që dëgjove gjithë sherrin

Retinol Booster Serum – Jeclaire Rezultatet e fuqishme të retinolit, pa skuqje, pa tharje, pa irritim. 3 retinoide bimore + 0.3% Vit A për lëkurë më të lëmuar, më të ndritshme, më të fortë. Me acid hialuronik & vitamin complex – ushqen, rigjeneron, mbron. Përdor në darkë, SPF ditën. #Jeclaire #RetinolBooster #skinconfidence