Jennifer Lopez ka mbushur 55 vjeç dhe është mëse mirënjohëse. Përmes një postimi në Instagram, ajo ndau foto nga ditëlindja e saj, së bashku me një tortë gjigante dhe tufa lulesh. Ajo falenderoi njerëzit dhe bëri një reflektim të gjatë në këtë ditë speciale për të.
J.Lo tha se i kishte parë gjatë gjithë natës dhe mëngjesit urimet dhe videot e bukura që fansat e saj kishin krijuar për të.
“Vërtet kam fansat më të mirë dhe të mrekullueshëm në botë. Nuk mund ta shpreh dot kurrë se sa e emocionuar dhe pafundësisht e bekuar jam që ju kam pjesë të jetës sime. Faleminderit shuuuumëëë! Është e vështirë të besosh që kemi kaluar kaq shumë kohë bashkë”, u shpreh Jen, duke shtuar se ndihet njësoj si vajza energjike që e nisi të gjithë këtë rrugëtim, duke pranuar se ndihet e frikësuar dhe e dobët, por gjithnjë ka dashuri brenda saj.
“Kam shumë dashuri për ju. Dua ta dini se për ditëlindjen time, ju jeni dhurata më e madhe. Përpos familjes dhe miqve, ju keni qenë gjithnjë me mua në kohët e mira dhe të vështira. Gjithnjë mund të mbështetem te ju dhe dua që ta dini se dhe ju mund të mbështeteni tek unë. Faleminderit për kujdesin, kuptimin, besnikërinë dhe më e rëndësishmja, dashurinë tuaj. Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, shkroi Jennifer.
View this post on Instagram
Ajo, përmes postimeve në Instastory, tregoi edhe tematikën e festës, e cila ishte frymëzuar nga seriali i famshëm “Bridgerton” në Netflix.
Shumë burime thanë për People se Ben Affleck, bashkëshorti i saj, nuk ishte prezent në festë, duke i shtuar edhe më shumë thashethemet për krisjen e tyre.
Artikuj të sugjeruar: