Moda

Jemi 99% të bindur që nuk të ka shkuar mendja ta veshësh kështu këmishën tënde

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2024

Jemi 99% të bindur që nuk të ka shkuar mendja ta veshësh
Christian Vierig/Getty Images

Nëse mendoni se këmishat janë vetëm për t'u veshur sipër, mendoni përsëri! Një trend i ri në TikTok po përhapet dhe tregon se si mund të kthyeni këmishën tuaj të zakonshme në një “bubble skirt” (fund flluskë) plot stil.

@majaawww absolutely obsessed with making my own bubble skirt!! thanks for the inspo hotties @??????? @AMADI AKILAH &lt3 #skirt #bubbleskirt #fyp? #fyp ? original sound - Musikape.

Ky trend përfshin vendosjen e këmishës në bel dhe kapjen e mëngëve për të krijuar efektin e flluskës. Mëngët e këmishës lidhen fort përreth belit me paramandë, duke krijuar një siluetë të fryrë. Kopsat gjithashtu përdoren për të siguruar strukturën dhe për të mbajtur formën e fustanit

Ky stil është përhapur shpejt në TikTok, ku përdoruesit tregojnë kreativitetin e tyre duke transformuar garderobën e tyre të përditshme në diçka të veçantë. Fundin flluskë e kemi parë që nga yjet e njohur si Dua Lipa deri tek influencuesit e modës. Tashmë, ju keni mundësi ta vishni atë pa shpenzuar shumë para. Ky trend po frymëzohet nga koleksionet e modës, të cilët vendosin theksin në riciklimin dhe ripërdorimin e rrobave.

@sophiafcortes you dont always need to buy new clothes, just gotta get creative ? creds to @AMADI AKILAH ? #fyp #foryou #fashion #fashiontiktok #fashionhacks #style #streetwear ? Pink Lemonade (Str8 Reload) - LeoStayTrill & Mr Reload It

Kështu që, nëse keni një këmishë të vjetër që nuk e përdorni më, jepini një shans të dytë dhe kthejeni atë në një fund modern! Për më shumë ide dhe shembuj, shikoni këto video në TikTok dhe provoni këtë stil të ri.

Artikuj të sugjeruar: