Industria multimiliardere e vlog-ut familjar është akuzuar shpesh për shfrytëzim, por disa influencues këmbëngulin se përmbajtja me fëmijët e tyre është edukative, nuk bie ndesh me moralin dhe ia vlen.
Nëse i ktheni sytë nga videot e “The Bucket List Family” në rrjetet sociale, do të gjeni momente të ndryshme, të cilat lënë vend për diskutim: Vajza e tyre 10-vjeçare duke i thënë lamtumirë arkivolit të stërgjyshes, familja duke notuar me “balenat spermë” (sperm whales) në Mauritius, safari në Madagaskar dhe djali i vogël duke ulëritur nga dhimbjet ndërsa babai i heq një parazit nga skalpi i tij.
View this post on Instagram
Familja Gee, e cila përbëhet nga prindërit Garrett dhe Jessica dhe tre fëmijët e tyre, ka mbi 5 milionë ndjekës në Instagram, TikTok, YouTube dhe Facebook. Ata postojnë rregullisht për fansat e shumtë nga e gjithë bota.
Në vitin 2024, biznesi i vlog-ut familjar është në një pikë kthese: “A duhet t'i tregosh fëmijët e tu online apo jo?” Mijëra prindër influencues vazhdojnë t’i shfaqin fëmijët e tyre në rrjetet sociale duke tërhequr vëmendjen tonë (pa përmendur marrëveshjet e majme të sponsorizimeve).
Por, kohët e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar të bëjnë pyetje shqetësuese mbi etikën e paqartë të gjithë kësaj. “Si mund t'i mbrosh sigurinë dhe privatësinë këtyre fëmijëve kur çdo sekondë e jetës së tyre transmetohet tek miliona njerëz?”; “A mund të japin pëlqimin e tyre kuptimplotë foshnjat apo të vegjlit për të qenë pjesë e këtij ekosistemi të rrëmujshëm para se të dinë të thonë fjalën "internet"?”; “Çfarë do të thotë të vulosësh gjurmën e tyre online?” etj.
Cili është çmimi i një fëmijërie të kthyer në “përmbajtje”?
Në botën e zhurmshme të vloger-ëve familjarë, fëmijët, për pjesën më të madhe, nuk kanë të drejtë për asnjë qindarkë që ata vetë ndihmojnë të fitohet. Krijuesit dhe ish-influencuesit fëmijë ndajnë këndvështrime të ndryshme mbi këtë “biznes familjar” të pazakontë, duke ngritur pyetje rreth të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve të përfshirë.
Një çështje, shumë këndvështrime!
Njerëz nga të dyja anët e çështjes ofrojnë këndvështrimet e tyre: Disa thonë se ky lloj vlog-u nuk është gjë tjetër veçse shfrytëzim me një emër tjetër, ndërsa fansat nuk shohin asnjë problem në ndjekjen e aventurave të familjeve të tyre të preferuara influencuese. Influencuesit e njohur shpesh hezitojnë të përfshihen në debat, edhe pse disa kanë shpjeguar arsyet pse e ndaluan shfaqjen e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.
Ata ecin në një “fije peri”: Nga njëra anë, miliona fansa kërkojnë përmbajtje me fëmijët dhe markat ofrojnë kontrata sponsorizimi. Nga ana tjetër, një audiencë gjithnjë e më e zhurmshme e kritikëve e gjen këtë si praktikë të pamoralshme dhe të rrezikshme për influencuesit që shfaqin fëmijët në platforma të pasigurta.
Një shembull Chiara Ferragni dhe Fedez të cilët kanë vendosur të mos i ekspozojnë më fëmijët e tyre në rrjete sociale. Ky ndryshim vjen pas shumë diskutimeve mbi privatësinë dhe mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimi negativ i ekspozimit publik. Ata vazhdojnë të ndajnë momente nga jeta e tyre, por tani janë më të kujdesshëm lidhur me përfshirjen e fëmijëve të tyre në postimet e tyre publike.
Çfarë mendojnë prindërit?
Influencuesit e prindërimit që ndajnë përmbajtje me fëmijët e tyre lirshëm dhe rregullisht kanë motivime të ndryshme për vendimet e tyre.
Disa shqetësohen për mendimin që do të kenë fëmijët për vendimet që janë marrë për ta dhe pyesin nëse do të kenë pendesa në të ardhmen. Industria e vlog-ut familjar po përballet me sfida të reja etike dhe ligjore, ndërkohë që ajo rritet, pyetjet rreth të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.
Burime: Cosmopolitan
Artikuj të sugjeruar: