Social Buzz

Pasiguria e re në internet: Çfarë është trendi “krahët septum” që po pushton TikTok-un

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2024

Pasiguria e re në internet: Çfarë është trendi

“Krahët septum" është fraza më e fundit që filloi të bëhej virale pas një serie videosh që e përmendnin pa e shpjeguar qartë termin. Kuptimin nuk do ta gjeni në asnjë fjalor mjekësor. Megjithatë, videot për këto shpikje të çuditshme vazhdojnë të mbushin rrjetet sociale, pasi termi doli si një kërkim i rekomanduar, duke krijuar konfuzion në masë për atë që mund të nënkuptojë.

“Krahët septum" janë rezultat imagjinar i dy fjalëve të rastësishme të bashkuara në një frazë të pakuptimtë. Në fund të fundit, septumet ekzistojnë në hundët tona, jo në bicepset tona. Shumë përdorues në TikTok e interpretojnë frazën krahët si një përshkrim jo të këndshëm të pjesës së tricepsit që zgjerohet kur krahu qëndron i relaksuar pranë trupit.

“Krahët septum" mund të jenë të pakuptimtë, por historia se si ata tërhoqën vëmendjen masive të TikTokut, nxjerr edhe njëherë në dukje fuqinë e rrjeteve sociale. Më e rëndësishmja, kjo histori e çuditshme reflekton presionin e vërtetë që ndiejnë gratë për t'iu përmbajtur standardeve të shumta kulturore të bukurisë, veçanërisht në një botë me filtra dhe mjete të tjera që lejojnë njerëzit të transformojnë veten e tyre.

Disa video të postuara si përgjigje ndaj “krahëve septum" tregojnë gra që duken të dëshpëruara, të trishtuara dhe madje edhe me lot teksa përpiqen të gjejnë kuptimin e kësaj fraze të re. Por, me kalimin e kohës, ato po mësojnë ta shfrytëzojnë këtë term, si një mundësi për të përqafuar trupin e tyre të natyrshëm dhe për të sfiduar standardet e bukurisë që rrjetet sociale përpiqen t'u imponojnë.

Një përdoruese shprehet: “E vërtetë, zhgënjimi që ndjeva kur e kërkova dhe pashë se çfarë do të thotë dhe ishin thjesht krahë të zakonshëm… Wow”.

@ehalst one of my old tiktoks got flooded by men and their horrible opinions recently? we deserve to wear what we want without the fear of showing our arms because some stupid man thought it would be a great idea to degrade women and their bodies once again as if it hasnt been done to us enough? whyyyyyy would a man be here????? LEAVE AND SHUTUP? honestly showing my arms has been an insecurity of mine ever since i can remember? no one else’s opinion of yourself matters but your own and especially NOT A MAN’S OPINION? wear what you want to wear and live your life for the little girl who didnt think twice about her arms before SOMEONE TOLD HER TO? and NO im not trying to create ANY new insecurities for ANYONE this has just been an insecurity of mine and if you relate to that im here for you and if you dont im here for you too? #septum #arms #bodypositivity ? ooo baby baby - rofty

“Për hir të zotit a munden njerëzit të ndalojnë shpikjen e pasigurive. Çfarë është një “krah septumi”?", thotë dikush tjetër.

@heyheathera

“Septum arms” can just move right along. ???

? Womans World by Katy Perry - Katy Perry

Ndërsa një përdoruese e TikTok shpjegon se: "Krahët septum" janë në thelb kur pjesa e sipërme e krahut është më e madhe se pjesa e poshtme e krahut, dhe krijon pamjen e septumit, ku krahu bëhet më i madh e më i vogël."

Në videot nëpër TikTok, vajzat dhe gratë shprehin zhgënjim dhe zemërim ndaj asaj që e shohin si një përpjekje tjetër për t'i bërë të ndihen keq për veten e tyre. Dhe në rebelim, ato po i kthejnë "krahët septum" në një simbol të pozitivitetit të trupit.

Artikuj të sugjeruar: