Hailey Bieber, e cila shumë shpejt do të bëhet nënë, ka folur për W Magazine për vendimin e saj për të fshehur shtatzëninë për plot 6 muaj, derisa vendosi që përmes një postimi në Instagram, ta bënte publik lajmin e bukur.
View this post on Instagram
“Mund ta fshihja deri në fund. Më dukej sikur po fshihja një sekret të madh dhe nuk u ndjeva mirë. Doja lirinë që të dilja dhe të jetoja jetën time”, u shpreh Hailey, e cila është në pritje të bebushit të parë me bashkëshortin Justin Bieber.
Ajo rrëfeu se ia doli ta mbante sekrete shtatzëninë, sepse për shumë kohë nuk iu duk barku i rrumbullakosur. “Nuk kisha bark të rrumbullakosur deri në 6 muaj, që ishte edhe periudha kur njoftova se jam shtatzënë. Isha në gjendje të vishja xhaketa të mëdha dhe kësi gjërash”, u shpreh ajo.
Hailey dhe Justin zbuluan se janë në pritje të bebushit të parë për çiftin në maj të këtij viti, përmes një albumi të publikuar në Instagram. Më tej, një burim konfirmoi për People se Hailey ishte 6 muaj shtatzënë.
Dyshja e famshme kurorëzoi dashurinë në shtator të vitit 2018, dy muaj pas fejesës. Ata më vonë, bënë një ceremoni më të madhe për familjarët dhe miqtë, në Kaliforninë jugore.
Gjatë intervistës me W Magazine, Hailey rrëfeu se nuk është shumë e lidhur me familjen në këtë periudhë, pasi ka jetën e saj dhe ka ndërtuar familjen e vetë. Ajo theksoi se është shumë e pavarur, si dhe pranoi se shtatzënia e ka bërë shumë të ndjeshme. “E dua këtë njeri shumë. Si mund të përfshij dikë tjetër në këtë (rrugëtim)? Dua që t’i shijoj këto ditë vetëm me Justin. Vetëm ne të dy”, tha ajo.
Artikuj të sugjeruar:
- Njerëzit mendojnë se Hailey Bieber po frymëzohet nga Rihanna, por pse?
- Smoothie viral i Hailey Bieber: Receta për ta përgatitur në shtëpi (& përfitimet)
- Si ia doli Hailey të na e fshihte shtatzëninë për plot 6 muaj?
- Bebi Bieber po vjen dhe thuhet se Justin dhe Hailey e kanë zgjedhur emrin e përsosur për të
- Hailey Bieber është në pritje të ëmbël *.*