Ushqim & Pije

Disa receta të shpejta e të shijshme, kur përton/s'ke kohë të gatuash

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2024

Disa receta të shpejta e të shijshme, kur përton/s'ke

Gatimi është pasion, ose detyrim. Në rastet kur thjesht nuk ke nerva apo kohë të përgatisësh një pjatë, të hyjnë në punë ca receta të shijshme dhe të shpejta, të cilat mund t'i provosh që sot:

#1 Qiqra të pjekura

Disa receta të shpejta e të shijshme, kur përton/s'ke
FOTO: GRACE ELKUS

Përbërësit:

Një kuti me qiqra që i keni shpëlarë me ujë, kulluar dhe tharë

1 lugë vaj ulliri

1 lugë çaji piper i kuq

Përgatitja:

Ngrohni furrën dhe vendosni një letër pjekjeje në një tepsi. Hidhni aty qiqrat, vajin e ullirit dhe piperin e kuq. Lërini të piqen për 20 minuta dhe më pas hidhini në një kavanoz.

#2 Patate krokante të përgatitura në shtëpi

Disa receta të shpejta e të shijshme, kur përton/s'ke
FOTO: LAUREN SIMPSON

Përbërësit:

2 patate të mëdha

3 lugë vaj ulliri

1/2 lugë çaji piper i kuq

1/2 lugë çaji hudhër pluhur

Kripë për shije

Përgatitja:

Merrni patatet, qërojini dhe lajini në lavaman. Më pas, pritini në copa të holla, si patatinat e gatshme. Ndizni furrën dhe vendosni një letër pjekjeje në tepsi. Shtoni patatet dhe gjithë përbërësit e tjerë. Përziejini mirë dhe lërini të piqen për 20-25 minuta.

#3 Sanduiç me ton

Disa receta të shpejta e të shijshme, kur përton/s'ke
FOTO: MARK LUND

Përbërësit:

1 kuti me ton që e keni kulluar nga vaji i tepërt

2 copa kastravec turshi

1 vezë e zier, e qëruar dhe e prerë hollë

2 lugë majonezë

1 lugë gjelle majdanoz të freskët

Kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Në një tas të vogël, përzieni tonin, turshitë dhe vezën. Shtoni majonezën, kripën, piperin. Merrni bukën e prerë në feta, fusni brenda mbushjen dhe mund të përgatisni sipas dëshirës disa të tilla.  

#4 Arra me mjaltë dhe piper

Disa receta të shpejta e të shijshme, kur përton/s'ke
FOTO: GREG DUPREE

Përbërësit:

4 gota me arra

E bardha e një veze

3 lugë mjaltë

2 lugë çaji piper i kuq

2 lugë çaji kripë

Përgatitja:

Ngrohni furrën e sobës në 180 gradë Celsius. Merrni një tepsi dhe vendosni sipër një letër kuzhine. Shtoni aty arrat dhe gjithë përbërësit e tjerë. Përziejini të gjitha bashkë dhe lërini të piqen për 20-25 minuta.

#5 Snacks me fruta të thata

Disa receta të shpejta e të shijshme, kur përton/s'ke
FOTO: DANNY KIM

Përbërësit:

2 ½ filxhan bajame pa kripë

¾ filxhan quinoa e zier

¾ filxhan boronica të thata

¾ filxhan fëstëkë të copëtuar

¼ filxhan mjaltë

¼ lugë çaji kripë

¼ filxhan çokollatë e zezë e copëtuar imët

Përgatitja:

Në një tepsi ku keni vendosur më parë një letër kuzhine, shtoni të gjitha frutat e thata, mjaltin, çokollatën e copëtuar dhe çdo përbërës tjetër. Lëreni të piqet për 15 minuta, më pas prisni të ftohet dhe priteni në forma katrore.

#6 Kokoshka

Disa receta të shpejta e të shijshme, kur përton/s'ke
FOTO: JENNIFER CAUSEY

Përbërësit:

5 lugë gjalpë pa kripë

5 gota kokoshka të grira, të kripura

1 filxhan i vogël me gjalpë

1 filxhan kikirikë të pjekur

Përgatitja:

Shkrini gjalpin në një tenxhere të madhe. Shtoni aty kokoshkat, kikirikët, kripën. Në fund, vendosini në një tepsi porcelani dhe futini në furrë për pak minuta.

Artikuj të sugjeruar: