Horoscope

Që të të kursejmë kohë: Ç’duhet të dish nëse ke qejf një Luan?

Që të të kursejmë kohë: Ç’duhet të

Është e thjeshtë që ta dallosh një Luan, me kilometra larg. Do vëmendje, të gjithë dritën mbi vete dhe nuk të lë kurrë të harrosh se kush është mbreti/mbretëresha e horoskopit.
 
Luani s’di të ndalet dhe mund të themi se i gjithë ky sezon është ditëlindja e kësaj shenje, por gjithsesi do e kuptosh sepse do e festojë për gjithë muajin me fansat, ndjesë, miqtë dhe familjarët.
 
I udhëhequr nga Dielli, Luani, ose qendra e sistemit diellor do që të shkëlqejë kurdo dhe kudo. Pra, nëse nuk do të digjesh nga zjarri që një Luan reflekton, të sugjerojmë të vendosësh SPF, syze dhe të na lexosh.

Ç’kërkon Luani në një lidhje?

Nuk ka rëndësi apo jo, Luani ka lindur për të shkëlqyer dhe për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen. Si një shenjë zjarri, Luani do që të ndërtojë një reputacion të pathyeshëm në të gjitha aspektet e jetës dhe sigurisht, të jetë një lider i paharrueshëm.
 
Megjithëse është paksa egoist dhe kërkon gjithë kohën që të gjithë sytë të jenë tek ai, Luani e merr shumë seriozisht miqësinë dhe dashurinë.
 
Luani do të jetë me dikë që e kupton plotësisht dhe ta mbështesë në veprimet dhe zgjedhjet që bën. Luani meriton të ketë një fron, por do që edhe një person tjetër, me të njëjtin vizion dhe ambicie. E ke parasysh Cleopatrën me Antony, apo Michelle dhe Barack (Cleopatra dhe Barack, sigurisht Luanë)? Ja, këtë do edhe një Luan.

Çfarë pëlqen dhe çfarë nuk pëlqen Luani?

Luani do të argëtohet dhe të kalojë çdo ditë duke festuar dhe shijuar jetën! Pozitiviteti, vetëbesimi dhe vibe i duhur…kjo është mënyra për t’i fituar zemrën një Luani.
 
Luani s’e vret mendjen nëse partneri/ja ka pak ego, pasi gjithsesi e ka paksa qejf këtë sjellje. Por, arrogancën s’e kanë qejf kaq shumë. Gjithashtu, edhe njerëzit që nuk guxojnë ose që guxojnë më shumë se duhet. Pra, një balancë për Luanin.

Cilat shenja shkojnë më shumë me Luanin?

Kush është gati për një dasmë mbretërore? Shenjat si Dashi dhe Shigjetari dyfishojnë energjinë e Luanit dhe e bëjnë atë të shkëlqejë, pasi e vlerësojnë dinamizmin dhe faktin që Luani është një shenjë kaq karizmatike.
E çuditshme, por edhe shenjat e ajrit, Binjakët dhe Ujori shkojnë shumë mirë me Luanin, sepse siç e kemi thënë shpesh, të kundërtat tërhiqen.

Shenjat që nuk shkojnë shumë mirë me Luanin?

Ah, këta janë fatkeqët: Demi, Akrepi, Virgjëresha dhe Gaforrja nuk kanë marrëdhënien më të mirë me Luanin. Demi dhe Akrepi janë shumë seriozë për Luanin, ndërsa Virgjëresha dhe Gaforrja le të themi që s’përshtaten aq shumë, sepse Virgjëresha kërkon perfeksionin dhe planifikon pa fund, ndërsa Gaforrja ka shuumë, po shumë drama dhe ndjesi që e lodhin dhe mërzisin Luanin.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4