Dating

10+ mesazhet që duhet t’i shmangësh nëse po krijon një lidhje online

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2024

10+ mesazhet që duhet t’i shmangësh nëse po krijon një
FOTO: Prostock-studio – stock.adobe.com

Të hidhesh direkt në sulm, sidomos nëse po krijon një romancë virtuale përmes aplikacioneve të njohjeve, shpesh mund të përfundojë në një lidhje të dështuar.

Një sondazh i kohëve të fundit për beqarët zbuloi një listë me mesazhet më të këqija që mund t’ia dërgoni atij/asaj që po njihni në këto aplikacione, sidomos foto nudo apo emoji të guximshme.

“Është e qartë nga studimi se përshtypjet e para janë shumë të rëndësishme dhe shpesh njerëzit e harrojnë këtë detaj, duke përfunduar në mesazhe pa takt në këto aplikacione, pikërisht aty ku pritet të nisin shkëndijat e para,” thotë Marco van der Woude, bashkëthemelues i aplikacionit të takimeve Breeze.

Në studimin ku u anketuan afërsisht 2,000 të rinj, 45% e konsideronin dërgimin e fotove nudo si shaka të tepruar, kjo e ndjekur nga emoji-t me forma patëllxhani (për të krahasuar organet seksuale mashkullore), buzët etj.

Nëse jeni pjesë e listës së personave që kanë nisur të krijojnë një njohje virtuale, ja disa mesazhe që duhet t’i shmangni nëse nuk doni që gjithçka të përfundojë, ende pa nisur mirë!

#1 “Hey! Je shumë seksi. Ma jep pak numrin tënd?”

#2 “A të pëlqejnë djemtë/vajzat e këqij/a?”

#3 "Pa mua?" (Kur ai/ajo ju thotë se po bën dush)

#4 “Je kaq i/e parezistueshëm/me!”

#5 “A u vrave shumë kur re nga parajsa?” (Pra, ju nuk njiheni mirë akoma, ndërkohë që dërgoni mesazhe adhurimi)

#6 “Çfarë ke veshur? Ma trego pak!”

#7 “Imagjino pak se si do të duken fëmijët tanë”

#8 “Pse je beqar/e?”

#9 “Më thuaj pse duhet të dal në një takim me ty?”

#10 “Ti je vajza/djali i ëndrrave të mia”

#11 “A mund të të shtoj në Instagram/Snapchat?”

#12 “Mund të humbisja në sytë e tu!”

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: New York Post