
Në një epokë ku gjithçka në qendër ka teknologjinë, edhe industria tradicionale e huadhënies po zhvillohet mbi këtë qasje inovative digjitale. Kompania estoneze e cila operon edhe në Shqipëri, IuteCredit, është në krye të ndryshimit.
Vitet e fundit, kompania ka investuar intensivisht për ta bërë procesin e marrjes së një kredie konsumatore më të shpejtë, më efikase dhe më të aksesueshme për klientët përmes aplikacionit Myiute.
Së fundmi, ajo ka prezantuar një tjetër element të këtij aplikacioni: PAL ose “Pre-approved limit” (limit i paramiratuar). Ky mekanizëm i mundëson klientëve që kanë një histori të mirë shlyerjeje me IuteCredit të marrin para-miratimin për kredinë e tyre të radhës me vetëm një klikim në aplikacionin Myiute.
Kjo do të thotë që klientët nuk duhet të presin më për miratmin e kërkesës së tyre për kredi, e cila mund të zgjaste disa minuta. Me përmirësimin e vetes, IuteCredit mundëson që çdo aplikues që përmbush karakteristikat e lartpërmendura të ketë miratimin në çast dhe të tërheqin fondet nga ATM-të e IuteCredit në çdo kohë të ditës ose natës.
Për më tepër, ata gjithashtu mund të përdorin PAL-in e tyre për të bërë blerje në ndonjë nga dyqanet partnere të kompanisë, duke disbursuar kredinë me këste me kalimin e kohës.
Në një intervistë për median tonë, Drejtoresha e Shërbimit ndaj klientit në IuteCredit. Znj. Lida Xhengo tha se funksioni PAL është pjesë e misionit të kompanisë për ta bërë huadhënien më të aksesueshme dhe më miqësore për përdoruesit.
"Ne besojmë se zgjidhjet digjitale mund të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e klientëve tanë dhe ne jemi të përkushtuar t'u ofrojmë atyre përvojën më të jashtëzakonshme," tha ajo.