Lifestyle

Privilegji i bukurisë: Njerëzit e bukur konsiderohen më të besueshëm, sipas studimeve

Privilegji i bukurisë: Njerëzit e bukur konsiderohen më të

"Privilegji i bukurisë" është një term që interneti e ka krijuar për të përshkruar përfitimet që vijnë me përshtatjen ndaj idealeve të bukurisë së shoqërisë. Ne jetojmë në një shoqëri deri diku sipërfaqësore dhe të fiksuar pas pamjes, me një problem serioz kur bëhet fjalë për cilësitë që konsiderohen më të rëndësishme.

Të gjithë i kemi parë trendet në TikTok. Na duhet të kemi fytyrë simetrike, buzë të plota, sy të mëdhenj, qerpikë të gjatë, flokë të gjata dhe të bukura dhe forma trupore (por kujdes, vetëm në vendet e duhura) ndërkohë që barku duhet të jetë i sheshtë. Dhe për ata që përmbushin disa nga këto "ideale" ndiejnë përfitimet e të ashtuquajturit “privilegj i bukurisë”, thonë studimet.

Këto përfitime shpesh kalojnë pa u vënë re, qoftë pijet falas herë pas here, transporti, hyrja në klube, ose thjesht një derë që hapet për ta. Njerëzit e bukur (sipas standardeve shoqërore) perceptohen si më të zgjuar, më të qeshur, më të shoqërueshëm, më të shëndetshëm dhe më të suksesshëm. Kjo i vendos ata në një avantazh në punësim, në krijimin e miqësive dhe në trajtimin me respektin bazik njerëzor.

Si ndikon “privilegji i bukurisë” te besimi?

Bukuria nuk është, siç shpesh mendohet, "në syrin e shikuesit", por ndjek rregulla të caktuara dhe të parashikueshme. Simetria dhe përmasat luajnë një rol të rëndësishëm dhe megjithëse kultura dhe normat formojnë perceptimin tonë të bukurisë, ka një marrëveshje të vazhdueshme midis njerëzve për atë që konsiderohet e bukur.

Tregu i bukurisë ka qenë në rritje të vazhdueshme, duke arritur 430 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2023, sipas një raporti të fundit nga “McKinsey” (kompani konsultimi në rang global). Ky trend për një pamje të përsosur është nxitur nga ndikimi i fytyrave perfekte të shfaqura në rrjetet sociale dhe të përmirësuara nga procesimi i imazhit dhe filterat.

Në tregun e ashpër të punës së sotme, avantazhet ekonomike të bukurisë janë të padiskutueshme. Studime të shumta kanë treguar se individët tërheqës përfitojnë nga një bonus bukurie dhe fitojnë paga mesatarisht më të larta.

Disa profesione me pagesë të lartë janë të ndërtuara rreth bukurisë (siç është show business-i). Individët e bukur pritet të duken më inteligjentë dhe mendohet të jenë liderë më të mirë, çka ndikon në karrierën e tyre.

Njerëzit e perceptuar si të bukur kanë më shumë gjasa të përfitojnë nga besimi i njerëzve, gjë që e bën më të lehtë për ta të promovohen ose të arrijnë marrëveshje biznesi. Ideja është që individët që duken më mirë mendohet të jenë më të shëndetshëm ose/dhe të kenë pasur më shumë ndërveprime pozitive shoqërore në të kaluarën e tyre dhe kjo mund të ndikojë në besueshmërinë e tyre.

Por a është kjo teori e vërtetë?

Në një studim të kohëve të fundit, studiuesit zhvilluan një eksperiment për të zbuluar nëse njerëzit e bukur janë në të vërtetë më të besueshëm. Studimi përfshiu 357 vullnetarë dhe nisi në Paris në tetor 2019. Pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe luajtën një lojë ku disa duhej të besonin te të tjerët për të fituar para reale.

Në fund, fotot e pjesëmarrësve u treguan tek një grup tjetër njerëzish në Lyon, të cilët u kërkuan të parashikojnë besueshmërinë e tyre bazuar te pamja e jashtme. Një grup i tretë vlerësoi se sa të bukur i konsideronin këta njerëz. Rezultatet treguan se njerëzit e bukur konsideroheshin më të besueshëm, por në realitet, bukuria nuk kishte lidhje me besueshmërinë e tyre.

“Privilegji i bukurisë” është i pranishëm dhe ndikon në mënyrën se si shoqëria i percepton dhe trajton individët, por nuk duhet të harrojmë se vlerat dhe personaliteti janë ato që përcaktojnë  cilësinë e vërtetë të një personi.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Beauty privilege: Beautiful people are considered more trustworthy, according to studies

Privilegji i bukurisë: Njerëzit e bukur konsiderohen më të

"Beauty privilege" is a term the internet has coined to describe the benefits that come with conforming to society's ideals of beauty. We live in a somewhat superficial and appearance-obsessed society, with a serious problem when it comes to the qualities that are considered most important.

We've all seen the trends on TikTok. We need to have a symmetrical face, full lips, big eyes, long eyelashes, long and beautiful hair and body shape (but be careful, only in the right places) while the stomach should be flat. And for those who meet some of these "ideals" feel the benefits of the so-called "beauty privilege", studies say.

These perks often go unnoticed, whether it's the occasional free drink, transportation, access to clubs, or just a door being opened for them. Beautiful people (by societal standards) are perceived as smarter, funnier, more sociable, healthier and more successful. This puts them at an advantage in employment, making friendships and being treated with basic human respect.

How does the "privilege of beauty" affect faith?

Beauty is not, as is often thought, "in the eye of the beholder", but follows certain and predictable rules. Symmetry and proportions play an important role, and although culture and norms shape our perception of beauty, there is constant agreement among people about what is considered beautiful.

The beauty market has been growing steadily, reaching $430 billion in revenue by 2023, according to a recent report from McKinsey (global consulting company). This trend for a perfect look is fueled by the influence of perfect faces displayed on social networks and enhanced by image processing and filters.

In today's tough job market, the economic advantages of beauty are indisputable. Numerous studies have shown that attractive individuals benefit from a beauty bonus and earn higher wages on average.

Some high-paying professions are built around beauty (such as show business). Beautiful individuals are expected to appear more intelligent and are thought to be better leaders, which affects their careers.

People perceived as beautiful are more likely to benefit from people's trust, which makes it easier for them to get promoted or get business deals. The idea is that better looking individuals are thought to be healthier and/or have had more positive social interactions in their past and this may affect their trustworthiness.

But is this theory true?

In a recent study, researchers conducted an experiment to find out if beautiful people are actually more trustworthy. The study involved 357 volunteers and started in Paris in October 2019. Participants were divided into groups and played a game where some had to trust others to win real money.

Finally, the participants' photos were shown to another group of people in Lyon, who were asked to predict their trustworthiness based on their appearance. A third group rated how beautiful they thought these people were. The results showed that beautiful people were considered more trustworthy, but in reality, beauty had nothing to do with their trustworthiness.

"Beauty privilege" is present and affects the way society perceives and treats individuals, but we must not forget that values ​​and personality are what determine the true quality of a person.

Suggested articles: