Fashion & Beauty

U përball me kritika për bashkëpunimin me Bella Hadid: Reagon Adidas

 

U përball me kritika për bashkëpunimin me Bella Hadid: Reagon
Getty Images

Adidas ka hequr imazhin e modeles Bella Hadid nga reklama, ku promovonte atelete të cilat më parë janë lançuar në Lojërat Olimpike të Mynihut, në vitin 1972. Marka gjermane ka thënë se po “rishikon” reklamën, pasi u përball me kritika në rrjet.

U përball me kritika për bashkëpunimin me Bella Hadid: Reagon

Atletet “SL72”, u promovuan nga Bella Hadid, e njohur si një ndër personat e famshëm më të zëshëm kundër luftës në Gaza dhe vrasjes së palestinezëve. Modelja është hasur me disa kritika nga qeveria izraelite dhe kërcënime me vdekje, për shkak të mbështetjes së palestinezëve dhe rishtazi, llogaria zyrtare e Izraelit në X rikujtoi se në Lojërat Olimpike të Mynihut, 11 izraelitë u vranë nga një sulm terrorist, i kryer nga palestinezët. Edhe të tjerë izraelitë kanë reaguar në X.

"Adidas po përdor Bella Hadid, një modele palestineze e njohur për antisemitizëm dhe retorikën kundër Izraelit, për të promovuar një atlete, duke kujtuar Lojërat Olimpike të Mynihut (1972), ku 11 atletë izraelitë u masakruan nga terroristët palestinezë. Ky është një vendim i urryeshëm".

"Çfarë ka në mendje Adidas? Një fushatë promovuese, e frymëzuar nga Lojërat Olimpike në Mynih, në vitin 1972 - ku u vranë 11 atletë izraelitë nga terroristët palestinezë - në bashkëpunim me Bella Hadid, një fashionista kundër Izraelit? Dërgojini Adidas-it një mesazh që ta kuptojë: Nuk do blejmë!"

Adidas u shpreh në një deklaratë zyrtare se fushata e atleteve “SL72” përfshin disa partnerë, duke shtuar: “Ne jemi të ndërgjegjshëm që janë bërë lidhje me një ngjarje historike tragjike. Edhe pse ishte totalisht e paqëllimshme, në kërkojmë falje për mërzinë dhe stresin e shkaktuar. Si rezultat, do të rishikojmë fushatën”.

U përball me kritika për bashkëpunimin me Bella Hadid: Reagon

Në reklamat e tjera, shfaqen të tjerë ambasadorë të markës Adidas, duke përfshirë futbollistin francez Jules Koundé, reperin A$AP Rocky-n, si dhe modelen Sabrina Lan.

Rikujtojmë se me 5 shtator 1972, anëtarë të grupimit palestinez “Black September” (“Shtatori i zi”), mësynë në Lojërat Olimpike në Mynih. 11 anëtarë të ekipit izraelit u morën peng dhe u vranë.

Sa i përket Adidas, s’është hera e parë që ndërpret bashkëpunimet për hir të akuzave për antisemitizëm. Në tetor të vitit 2022, marka sportive ndërpreu bashkëpunimin me Kanye West, për shkak se “nuk toleron antisemitizmin”, nisur nga komentet e reperit për komunitetin hebre.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Faced with criticism for the collaboration with Bella Hadid: Adidas reacts

 

U përball me kritika për bashkëpunimin me Bella Hadid: Reagon
Getty Images

Adidas has removed the image of model Bella Hadid from an ad promoting sneakers previously launched at the Munich Olympics in 1972. The German brand has said it is "reviewing" the ad after facing criticism from Israel.

 

U përball me kritika për bashkëpunimin me Bella Hadid: Reagon

The "SL72" sneakers were promoted by Bella Hadid, known as one of the most vocal celebrities against the war in Gaza and the killing of Palestinians. The model has faced some criticism from the Israeli government, due to its support of the Palestinians, and recently, Israel's official X account recalled that at the Munich Olympics, 11 Israelis were killed in a terrorist attack carried out by Palestinians. Other Israelis have also reacted to X.

"Adidas is using Bella Hadid, a Palestinian model known for anti-Semitism and rhetoric against Israel, to promote an athlete, recalling the Munich Olympics (1972), where 11 Israeli athletes were massacred by Palestinian terrorists. This is a decision of disgusting".

"What does Adidas have in mind? A promotional campaign inspired by the 1972 Munich Olympics - where 11 Israeli athletes were killed by Palestinian terrorists - in collaboration with Bella Hadid, an anti-Israel fashionista? Send Adidas a message to understand: We will not buy!"

Adidas said in an official statement that the "SL72" sneaker campaign includes several partners, adding: "We are aware that links have been made to a tragic historical event. Although it was totally unintentional, we apologize for the boredom and stress caused. As a result, we will review the campaign."

U përball me kritika për bashkëpunimin me Bella Hadid: Reagon

Other ads feature other Adidas brand ambassadors, including French soccer player Jules Koundé, rapper A$AP Rocky, and Chinese model Sabrina Lan.

We recall that on September 5, 1972, members of the Palestinian group "Black September" participated in the Olympic Games in Munich. 11 members of the Israeli team were taken hostage and killed.

As for Adidas, it is not the first time that it has stopped cooperation because of accusations of anti-Semitism. In October 2022, the sports brand terminated cooperation with Kanye West, because it "does not tolerate anti-Semitism", based on the rapper's comments about the Jewish community.

Suggested Articles: