Ka një trend të ri bukurie që ndoshta me siguri mund t’ju tingëllojë më shumë si një shaka sesa një trajtim modern për kujdesin e lëkurës dhe po flasim për trajtimin e fytyrës me spermë salmoni.
Së fundmi, Kim Kardashian zbuloi në “The Kardashians” se kishte provuar këtë trajtim për përfitimet që ai ofron, duke iu bashkuar radhës së entuziasteve të kujdesit ndaj lëkurës si Jennifer Aniston.
Çfarë është trajtimi i fytyrës me spermë salmoni?
Trajtimi, i njohur gjithashtu si “Rejuran Skin Booster”, përfshin një injeksion të polinukleotideve që rrjedhin nga milti (që është sperma e peshkut, për ne që nuk ia kemi idenë trajtimeve të tilla).
Procedura synon të rigjenerojë lëkurën dhe të stimulojë prodhimin e të kolagjenit, duke dhënë atë lëkurë të përsosur dhe shkëlqimin rinor që të gjitha e dëshirojmë.
Nëse edhe ju jeni skeptikë për këtë trajtim, nuk jeni të vetmit!
Jennifer Aniston ndau mosbesimin e saj kur dëgjoi për herë të parë për të. "Së pari, mendova, 'A e keni seriozisht? Si mund ta përdorni spermën e salmonit në fytyrë?'" Pavarësisht mosbesimit të saj fillestar, Aniston, si shumë të tjera, është bërë tashmë një fanse e këtij trajtimi.
Për të gjithë ju që jeni kureshtarë: një seancë e vetme e këtij trajtimi do t'ju kushtojë rreth 500 dollarë. Ndërsa ideja për lëkurë të rigjeneruar dhe që shkëlqen është joshëse, çmimi i lartë mund t'ju bëjë ta mendoni dy herë.
A ia vlen?
Nëse je dikush që do të bënte gjithçka në emër të bukurisë (Kardashian dikur tha se do të hante jashtëqitjen çdo ditë nëse kjo e bënte të dukej më e re), ky mund të jetë trajtimi më i mirë për ju.
Por për ato prej nesh që thjesht nuk kanë buxhetin e mjaftueshmëm, ka shumë trajtime të tjera që mund të eksplorohen.
Arikuj të sugjeruar: