Showbiz

Bardhi ndan rrugët me menaxherin Jetmir Agaj

Bardhi ndan rrugët me menaxherin Jetmir Agaj

Pas përplasjeve publike me Sara Gjordenin, Bardhi dhe (ish)menaxheri i tij, Jetmir Agaj, kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit. Përmes një postimi në Instagram, Bardhi ka bërë me dije vendimin, duke u shprehur se rrugëtimi i tij si artist i pavarur do të vijojë me të njëjtin pasion.

“Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirës! Prej sot, desha t’ju lajmëroj se unë nuk kam më nën menaxhimin e “SBS” dhe Jetmir Agajt”, shkroi Bardhi, duke vijuar: “Si artist, dua t’i falenderoj për kontributin në karrierën time, prej ditës së parë. Rrugëtimi im vazhdon si artist i pavarur, me të njëjtin pasion dhe vullnet për muzikën”.

Më tej, Bardhi u shpreh se do të shihemi shpejt me projekte të reja.

Bardhi ndan rrugët me menaxherin Jetmir Agaj

Kontradiktat mes Jetmirit dhe Sarës erdhën pas daljes së Bardhit nga “BBVA 3”. Në spektakël, hyri i vëllai i Bardhit, i cili lajmëroi këngëtarin se nëna nuk ishte mirë me shëndet dhe ky i fundit la menjëherë garën. Sara aludoi se palë të treta (pra, stafi menaxherial) kishte gisht në këtë ngjarje, duke nënkuptuar se situata ishte stisur që Bardhi të dilte nga “BBVA 3”.

Pas këtyre supozimeve, Bardhi publikoi një foto të nënës në spital dhe njoftoi njerëzit që nëna e tij ishte mirë. Pas postimit të Bardhit, menaxheri i tij, në një postim në Instastory, u shpreh:

“Është turp të përmendësh emrin tim kur është në pikëpyetje shëndeti i nënës së vet! Njerëz të sëmurë psikikë, toksikë, të çmendur për famë e për vëmendje e lajme”.

Më pas, Jetmiri shtoi: “Famën ky (Bardhi) e ka marrë me punë, me këngë, me sjellje jo me skandale. Por, ju premtoj se kush mundohet të përdorë këto situata, kam për t’ia dhënë famën, por për të keq”, duke shtuar se i uron nënës së Bardhit shërim të shpejtë.

Bardhi ndan rrugët me menaxherin Jetmir Agaj

Sara reagoi pas postimeve të Jetmirit, duke shkruar:

“Po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh! Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë, prej heshtjes, por dije që prapë për hatër të Bardhit”.

Më tej, shtoi:
 
“Edhe një story sulm ndaj meje dhe do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me vetëm 1 postim e do e kesh gjithë shqiptarinë kundër! Hiq dorë vëlla, nuk arrite të na ndash, është më e fortë se ti! Boll kërkove vëmendje me zor”, përfundoi ajo.

Ndërkohë, Bardhi, bëri postim në rrjetet sociale, ku foli për shëndetin e së ëmës. 

“Pranë teje në krejt rrethanat. Ti je arsyeja me të gjitha meritat për djalin që unë jam! I lumtur që je mirë! Falenderues për të gjithë njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës. Kërkoj falje për të gjithë ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës, shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe. Shihemi shumë shpejt!”, shkroi këngëtari.

Bardhi ndan rrugët me menaxherin Jetmir Agaj

Pas ca kohësh, në një intervistë në podkastin “MeKast” nga Megi Pojani, Sara tha se Bardhi dhe Jetmiri nuk kishin më kontakt.

“Nuk kanë kontakt. Mendoj se Bardhi ka pasur mjaftueshëm arsye, pa ndikimin tim, për të arritur në konkluzionet e veta”.

Ish-banorja e "BBVA 3" tha gjithashtu se postimet e Jetmirit i kanë shqetësuar shumë atë dhe Bardhin: “Unë kam vënë re diçka që na ka shqetësuar shumë mua dhe Bardhin. Kanë qenë statuset e njëpasnjëshme të menaxherit të tij. Ato kanë qenë fyese dhe poshtëruese deri diku. Ka qenë një postim ku specifikisht thoshte: “Ti Bardhin nuk ke për ta parë kur të dalësh. Do i dëgjosh këngët dhe do qash dhe Bardhi, normalisht nuk mund të ishte okay me këto deklarata”.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.