Astro Fun

3 shenjat e horoskopit që do të mbajnë gjithmonë anën tuaj në një debat

Shkruar nga Anabel

17 Korrik 2024

3 shenjat e horoskopit që do të mbajnë gjithmonë anën
FOTO: Olga Pankova/Moment/Getty Images

Nëse dikush po tregohet i/e pasjellshëm/me në një bisedë mes miqsh në një festë dhe ju e gjeni veten në qendër të diskutimit, ka disa persona tek të cilët mund të mbështeteni gjithmonë, sepse ata janë të prirur për të dhënë gjithë mbrojtjen e tyre.

Janë pikërisht ata që dinë si të fitojnë në një debat, përmes zgjuarsisë, argumenteve dhe besimit dhe zakonisht bëhet fjalë për këto tre shenja:

Dashi

Nëse gjendeni në mes të një zënke për mesazhe me partnerin/en tuaj, gjëja më e mirë që mund të bëni është t'i jepni telefonin një Dashi dhe ta lini atë të marrë timonin.

Si shenjë Zjarri, Dashi nuk ka frikë të thotë atë që duhet thënë. Qasja e pamëshirshme e të lindurve të kësaj shenje për të fituar në një debat shpesh e bën personin tjetër të tërhiqet.

Si mendimtarë të shpejtë, ata janë të gatshëm që të rikthehen me argumente në një debat, duke "sulmuar" me shumë vetëbesim.

Peshorja

Kur shpërthen një debat, Peshorja kthehet menjëherë në diplomaten e situatës. Me aftësinë e komunikimit, kjo shenjë artikulon pa probleme, pa e humbur qetësinë.

Një Peshore do të ngrihet në këmbë dhe do të ngrejë zërin dhe të gjithë do të kthehen dhe do e dëgjojnë.

Si shenjë Ajri, Peshoret do të duan të dëgjojnë të dyja anët e historisë, madje edhe kundërshtarin. Kjo, për të pasur një qasje më të ekuilibruar ndaj debateve apo argumenteve.

Peshorja e ka zët faktin që miqtë/mikeshat e tyre grinden në një festë dhe menjëherë afrohen për të dhënë mbështetjen e tyre me fakte, për t’u siguruar që gjithçka është në rregull.

Akrepi

Debati me një Akrep është pothuajse i pamundur. Pikërisht kur ju mendoni se jeni në një pikë të fortë të diskutimit, kjo shenjë përmbys gjithçka.

Mendja e mprehtë dhe intuita bën që një Akrep të parashikojë menjëherë lëvizjet e kundërshtarit dhe t’i përdorë ato në mënyrë efektive.

Të kesh një Akrep në ekipin tënd do të thotë që ke dikë që është në anën tënde për ta fituar atë. Besnikëria e tyre siguron që ata të qëndrojnë pranë jush pavarësisht se “nxehen” gjakrat. Qëllimi i kësaj shenje është t'i japë fund një debati sa më shpejt, në mënyrë që të gjithë të kthehen në normalitet.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Bustle