
Duket se videoklipi i këngës më të re të artistes, “Woman’s World” ka marrë jo pak kritika nga njerëzit, sidomos nga gratë që e kanë quajtur këtë hit një perspektivë të vjetër të feminizmit. Por, për Katy Perry-n në fakt nuk ka qenë ky qëllimi!
Në një postim në Instagram, Katy shkruan se: “Ti mund të bësh gjithçka! Edhe satirë!” Postimin ajo e ka shoqëruar me disa momente nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit, gjatë të cilit ka folur edhe për natyrën satirike të videos.
"Ne thjesht po argëtohemi duke qenë pak sarkastikë," shpjegoi ajo në klip.
View this post on Instagram
Në skenën në fjalë, Katy kërcen së bashku me një grup grash të veshura me uniformat e punëtorëve të ndërtimit, një qasje kjo që tregon se gratë nuk kërkojnë të shtypen nga forca e burrave.
Komentet në platformën Youtube ku edhe u publikua hiti ishin të shumta, madje disa syresh argumentonin se kënga dukej si një parodi e himneve fuqizuese feministë.
Të tjerë kundërshtuan faktin se videoja ishte tejet tërheqëse për syrin mashkullor me kërcimtarët me veshje të tejdukshme, pavarësisht mesazheve feministe.
"Kjo është se si do të dukej një videoklip feminist nëse do të bëhej nga një djalë," tha një komentues në YouTube, ndërsa një tjetër shtoi: "Kjo duket si një parodi e feminizmit të shefit ndaj stafit të grave në kompaninë e tij."
Hiti "Woman's World" shënoi edhe rikthimin e Katy Perry-t në muzikë, pas një periudhe të gjatë shkëputjeje, por edhe pas largimit nga “American Idol” ku ajo kishte rolin e anëtares së jurisë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: E! News