Celebrity Style

Gigi dhe Bella na japin 2 super ide kombinimi për stilin kauboj

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2024

Gigi dhe Bella na japin 2 super ide kombinimi për stilin kauboj
FOTO: Backgrid/ Getty Images

Motrat e famshme mund të mendojnë njësoj kur vjen puna te stili, por ato dinë si ta përcjellin në dy forma të ndryshme.

Stili kauboj është rikthyer në trend kohët e fundit dhe motrat Hadid u veshën thuajse në të njëjtin stil, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën ditë.

Pikërisht dje, Gigi u shfaq në rrugët e New York-ut herët në mëngjes, me një stil veshjeje që jepte idenë se supermodelja ishte gati për seancën e radhës së pilates. E veshur me streçe të ngushta, kanotierë të bardhë, një kapelë kashte dhe sandale të sheshta dhe Gigi shkëlqente në çdo detaj të pamjes së saj. Mbi kanotierën dallonin disa varëse që krijonin një kontrast në tërësi me look-un e Hadid. 

Gigi dhe Bella na japin 2 super ide kombinimi për stilin kauboj
Backgrid

Nga ana tjetër, Bella u shfaq me të njëjtin stil kauboj, por më e përkushtuar në detajet boho.

Një kapele kashte tip Coachella, pantallona të shkurtra xhinsi dhe çizme lëkure, Bella solli stilin e ngjashëm me të motrën, por në një version tjetër. Ajo kishte veshur një bluzë me kaproll, xhinse të shkurtra dhe çizme kauboj.

Gigi dhe Bella na japin 2 super ide kombinimi për stilin kauboj
Getty

Edhe Bey dhe Kendall kanë zgjedhur po ashtu të shkëlqejnë me këtë stil.

#1

Gigi dhe Bella na japin 2 super ide kombinimi për stilin kauboj
FOTO: MICHAEL BUCKNER/BILLBOARD VIA GETTY

#2

Gigi dhe Bella na japin 2 super ide kombinimi për stilin kauboj
FOTO: © Instagram / @kendalljenner

Artikuj të sugjeruar:

 

Burime: Marie Claire