Udhetim

Pse nuk duhet t’i vendosni rrobat në sirtarët e dollapëve në hotel

Shkruar nga Anabel

15 Korrik 2024

Pse nuk duhet t’i vendosni rrobat në sirtarët e dollapëve
FOTO: ISTOCK / GETTY IMAGES PLUS

Nëse edhe ju keni pasiguri apo frikë për të lënë rrobat në sirtarët e komodinës apo dollapin e hotelit ku do qëndroni për një apo disa ditë, në fakt nuk jeni vetëm! Mjeku Jason Singh thotë që duhet të rimendoheni, nëse doni të keni rroba të pastra dhe pa insekte.  

Veprimi i parë që bëjnë klientët sa herë futen në dhomën e një hoteli, shpesh është nxjerrja e rrobave nga valixhja dhe vendosja e tyre në dollap. Por, kujdes!

“Në dollapët apo komodinat e hoteleve, sidomos ato prej materiali druri dhe me të çara apo nyje në formën e tyre ka shumë rrezik për infektimin nga insektet. Pra, nuk ka insekte vetëm në krevatët e hoteleve, por edhe në dollapë, pavarësisht faktit që ato pastrohen shpesh,” thotë mjeku.

Nëse doni më shumë pastërti në udhëtimin tuaj të radhës, profesionistët thonë që si fillim të siguroheni duke kontrolluar çdo cep të sirtarëve apo komodinës, çdo hapësirë apo të çarë ku mund të fshihen insektet. Me pak fjalë, “inspektoni” çdo shtresë, palosje, pjesët e pasme të karrigeve, jastëkëve etj.

Përtej krevatit, mjeku Singh shton se insektet mund të gjenden në vende të tjera, si muret, tavani, kornizat e fotografive, prizat elektrike etj. Përveç kësaj, insektet mund të kalojnë përgjatë mureve dhe tavaneve për të lëvizur midis dhomave ose të gjejnë vende të reja fshehjeje.

Për të zbutur rrezikun e insekteve që sulmojnë veshjet tuaja, Singh sugjeron mbajtjen e veshjeve në hapësirat ku mund të varen dhe jo në sirtarë.

Një ide tjetër mund të jetë vendosja e valixheve direkt pas akomodimit në dhomë, pikërisht në vaskën e hotelit. Ky vend cilësohet si më i sigurt për të shmangur infektimet nga insektet, ndërsa ju merrni kohë dhe hapësirë për të kontrolluar në dhomën tuaj dhe për t’u siguruar që është një ambient pa insekte.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Travel + Leisure