Beje Vete

Si të keni organizimin perfekt në shtëpi me “metodën e kufirit”

Shkruar nga Anabel

14 Korrik 2024

Si të keni organizimin perfekt në shtëpi me “metodën e
FOTO: BRIZMAKER/GETTY IMAGES

Nëse ka një fjalë për përmbledh atë përtesën tipike të sistemimit dhe organizimit në shtëpi, ajo është fjala “nesër”. Pra, gjithçka e shtyjmë për nesër, pasnesër e kështu me radhë, deri sa nuk e përfundojmë kurrë. Zvarritja mandej çon në një gjendje të çrregullt dhe rrëmujë në shtëpi, gjë që rrit njëherësh edhe stresin.

"Metoda e kufirit" mund të funksionojë për ju nëse keni nevojë për hapësira të përcaktuara se ku duhet të vendosen gjërat, një sirtar specifik, një dollap i vetëm, një shportë e veçantë etj.

Çfarë është kjo metodë?

“Kur shtëpia juaj është rrëmujë, kështu është edhe mendja juaj,” thotë Annie Schmidt organizatore profesioniste. “Mjedisi juaj është i lidhur drejtpërdrejt me mënyrën se si ndiheni dhe sa produktiv/e jeni,” shton ajo.

I ashtuquajturi kufi është çdo gjë që përdoret për të mbajtur sende apo objekte të ndryshme brenda tij. Pra, mund të jetë një sirtar për gjërat e kuzhinës që është i tejmbushur me pirunë dhe objekte të tjera. Mund të jetë një gardërobë me veshje që nuk vishen prej vitesh. Por, duke përdorur kutitë si kufi përmes të cilit organizoni artikujt, ju mund t'i hidhni ose të dhuroni gjërat që kanë kaluar funksionin e tyre.

Pjesa më e mirë e metodës së kufirit është se nuk ju kërkohet të blini mjete të reja për ta realizuar atë. Ka shumë mundësi që tashmë i keni kufijtë, thjesht duhet të ndiqni udhëzimet. Mund të vendosni disa gjëra brenda një kutie, disa veshje brenda një dollapi dhe të hiqni ato që nuk vlejnë më.

Si ta ndiqni “metodën e kufirit”

Nëse kjo është pjesa që zakonisht ju shqetëson, mos u zhgënjeni. Bëni pyetje si: A përshtatet? A është dëmtuar? A kam shumë të tilla? A më hyjnë në punë? A i shërben qëllimit? “Të gjithë përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t'ju ndihmojnë të vendosni se çfarë duhet të hiqni qafe,” thotë Schmidt.

Vendosja e kufijve në shtëpi mund të jetë e vështirë në fillim. “Por fokusohuni në përfitimet e kësaj metodë se si do të duket hapësira juaj, jo në anën negative të heqjes së gjërave!”

Në pak kohë, metoda e kufirit do t'ju ndihmojë të jetoni një të nesërme më të qetë, kështu që nuk ka moment më të mirë për ta provuar se tani.

Artikuj të sugjeruar: