Humbja e një personi të dashur është një nga përvojat më të vështira të jetës, dhe trishtimi nuk ndjek gjithmonë një rrugë universale përmes fazave që janë të njëjta për të gjithë.
Megjithëse trishtimi i çdo personi është unik, ekspertët kanë identifikuar disa mendime dhe ndjenja të zakonshme në procesin e trishtimit, të cilat janë: mohimi, zemërimi, bisedimet, depresioni dhe pranimi.
Emocionet rreth humbjes shpesh dalin në sipërfaqe papritur; ndonjëherë ndjenja të kundërta mund të shfaqen në të njëjtën kohë dhe emocionet mund të ndryshojnë nga minuta në minutë ose ditë për ditë në të ashtuquajturën “roller coaster” të trishtimit.
Simptomat e trishtimit janë gjithashtu të ndryshme. Shumica e njerëzve e përjetojnë atë në mënyrë të thellë, por ndonjëherë trishtimi mund të ndihet edhe si lehtësim.
Për disa njerëz, trishtimi është një ndjesi mpirëse; për të tjerë, vjen si një dhimbje fizike. Ne mësojmë për mënyrën se si reagojmë për të përballuar trishtimin duke e kaluar atë.
Por nuk duhet të harroni:
1. Nuk do të ndiheni gjithmonë kështu
Një pjesë e asaj që e bën humbjen e një personi të dashur kaq të dhimbshme është ndjenja se trishtimi do të zgjasë përgjithmonë.
Është një frikë e zakonshme. Ndërsa ne kurrë nuk 'e marrim veten' nga humbja e njerëzve që duam, rifillimi i aktiviteteve normale është një fillim i mirë për të pranuar humbjen. Mund të ndiheni çuditshëm në fillim, por me kalimin e kohës do ta pranoni humbjen si pjesë të përditshmërisë tuaj.
2. Mund ta përballoni, edhe kur mendoni se nuk mundeni
Shoku fillestar i humbjes shpesh mund të jetë i vështirë për t'u përballuar, por asgjë nuk zgjat përgjithmonë!
3. Tregohuni të butë me veten
Trishtimi është shterues. Ai prek të gjitha fushat e jetës dhe mund të ndikojë në mënyrën se si kujdeseni për veten.
Merrni kohë për pushime, hani ushqime të shëndetshme dhe pini shumë ujë. Por mbi të gjitha, trajtojeni veten me dhembshuri. Mundohuni të mos gjykoni veten ose të ndiheni fajtorë për gjëra që nuk i keni ju në dorë.
4. Mendoni në cikle, jo në linja
Nëse arrini një pikë ku ndiheni mirë, vetëm për t’u ndjerë keq sërish, kjo nuk është një shenjë se jeni përkeqësuar.
Kjo është mënyra se si funksionon trishtimi, dhe në fakt është një përparim. Njerëzit do të thonë: “Po ecja në rrugë dhe papritur fillova të qaja, megjithatë, u qetësova”. Është e mundur të kthehesh në vendin ku ishe dhe të vazhdosh të ecësh përpara.
5. Ndjenjat tuaja janë të kuptueshme dhe të arsyeshme
Duhet të shmangim përdorimin e fjalës "normale" për të përshkruar emocionet që dalin gjatë procesit të trishtimit.
Preferojmë termat "të kuptueshme dhe të arsyeshme," sepse asgjë nuk është me të vërtet normale pasi bota juaj është tronditur. Lejojeni veten të ndjeni çfarëdo që të ndjenje: zemërim, trishtim, madje edhe lehtësim. Thelbi i ndjenjave është i thjeshtë: Nuk ka një mënyrë 'të drejtë' ose 'të gabuar' për të vajtuar.
6. Trishtimi mund t'ju ndihmojë të gjeni kuptim
Nuk ka një kalim kur bëhet fjalë humbjen e një personi të dashur. Në vend të kësaj, mund të gjeni mënyra për ta përfshirë atë humbje në jetën tuaj ndërsa ecni përpara.
Trishtimi është një përgjigje natyrale ndaj dashurisë për dikë. Megjithëse, të gjithë kemi përvoja të kaluara që mund të ndikojnë në mënyrën se si e shohim veten, trishtimi ofron një mundësi për të reflektuar mbi atë që na intereson më shumë.
7. Nuk jeni vetëm
Nëse ndiheni sikur doni të flisni pafund për humbjen tuaj, bëjeni! Rrini me personat që janë aty për ju dhe ndani trishtimin tuaj me persona që kanë përjetuar histori të ngjashme.
Artikuj të sugjeruar: