Ekziston një arsye pse librat, filmat romantikë, këngët e dashurisë janë kaq të preferuara— dashuria është një përvojë që të ndryshon jetën.
Fluturat në stomak, mesazhet pa ndalim, ëndrrat për të ardhmen së bashku—të bëjnë të ndihesh si ylli i sezonit tënd të "Bridgerton". Por, ndërsa të biesh në dashuri është padyshim magjike, mund të jetë gjithashtu pak frikësuese, sidomos kur vjen puna për të vendosur kur të thuash "të dua" për herë të parë.
Nuk ka një rregull të shkruar po një afat kohor të përcaktuar për të thënë ato tre fjalë.
Mesatarisht duhen rreth 2-6 muaj për të thënë "Të dua", por kjo varet më shumë nga dinamika e marrëdhënies.
Duke qenë se nuk ka një formulë të saktë, është e rëndësishme të kuptoni ndjenjat tuaja dhe të merrni një ide se si ndihet partneri juaj përpara se të thoni "Të dua".
- Zgjidh një kohë dhe vend ku atmosfera është e qetë dhe vëmendja juaj e plotë.
- Shmangni të thoni "të dua" në situata të caktuara, si pas një zënke, si një provokim, për të mbajtur dikë, për t’i ndaluar ata që të zemërohen me ju, ose gjatë seksit.
- Pasi të ndiheni gati për ta pranuar, mos e ndërlikoni situatën. Shprehni ndjenjat tuaja pa pritshmëri që partneri juaj të thotë të njëjtën gjë menjëherë.
Kur është shumë herët për të thënë "të dua"?
- Nëse nuk jeni të sigurt nëse rrugët e jetës suaj ose qëllimet për të ardhmen përputhen
- Nuk keni takuar miqtë/familjen e tyre
- Nuk keni kaluar mjaft kohë së bashku për të kuptuar se si janë ata në përditshmëri
- Nuk ndjeni se partneri juaj është i përkushtuar ose duket emocionalisht i padisponueshëm
Si ta kuptoni që ka ardhur momenti?
- Ndjenjat tuaja janë të thella dhe të qëndrueshme, jo vetëm tërheqje fizike apo emocionale e momentit
- Keni kaluar kohë të mjaftueshme së bashku për të njohur njëri-tjetrin mirë
- Jeni të sigurt që partneri juaj ndjen një lidhje të fortë me ju
- Keni kaluar momente të rëndësishme, sfiduese së bashku dhe partneri juaj ka treguar mbështetje dhe përkushtim
- Ndiheni të sigurt dhe të qetë në marrëdhënie dhe partneri juaj ju bën të ndiheni të lumtur dhe të plotësuar
Të thuash "të dua" është një hap i madh dhe emocionues në çdo marrëdhënie. Kur të ndiheni gati dhe të bindur për ndjenjat tuaja, merrni guximin dhe shprehni dashurinë tuaj me sinqeritet dhe pa pritshmëri.
Artikuj të sugjeruar: