
Thuhet se nuk ka ndonjë manual i cili të tregon nëse ke rënë apo jo në dashuri. Ama ekzistojnë disa shenja të cilat mendohet se tregojnë të vërtetën. Ja për çfarë e kemi fjalën:
Ti nuk ndjen dhimbje
Nuk thonë kot se dashuria është ilaç. Sipas një studimi njerëzit të cilët bien në dashuri nuk ndjejnë shumë dhimbje psikologjike. Arsyeja është e thjeshtë, pasi truri i tyre është më i fokusuar tek gjërat pozitive.
Ndihesh si i dehur
Kjo është disi më spirituale, por njerëzit të cilët bien në dashuri kanë një tendencë për t’i marrë gjërat më lehtë dhe me më shumë pozitivitet.
Je i sheqerosur
Ke aq shumë ëmbëlsi në vetvete, sa që nuk heziton ta ndash me këdo. “That’s Amore!”
Nuk të hahet
Aq shumë ta ndryshon jetën rënia në dashuri, sa që papritur fillon të mos mendosh më për asgjë tjetër veç saj, madje as për ushqim.
Shkëlqen
Njësoj si sheqerosjen, ti nuk mban dot për vete as shkëlqimin tënd si të brendshëm ashtu dhe të jashtëm. A mund të ketë më mirë se kaq?