Aktori Brad Pitt dhe krijuesja e bizhuterive Ines de Ramon janë shfaqur për herë të parë bashkë në publik. Të qeshur dhe të kapur për dore, Brad dhe partnerja e tij morën pjesë në “Çmimin e Madh të Formula 1” në Britani duke marrë vëmendjen e të gjithëve.
60-vjeçari kishte veshur një xhaketë në nuancë të verdhë të çelur dhe pantallona thuajse në të njëjtën ngjyrë. Aktori i kishte shtuar veshjes edhe aksesorët e tjerë si syzet e diellit model aviatori dhe kapelen kovë për ta bërë më cool stilin e tij, ndërsa 34-vjeçarja ka preferuar një fustan të shkurtër në ngjyrë blu dhe një varesë në nuancë floriri.
Çifti dukej shumë bukur bashkë, ndërsa kjo është dalja e tyre e parë zyrtarisht si çift në publik.
Pavarësisht betejave ligjove me ish-bashkëshorten Angelina Jolie dhe vendimit të vajzës së tyre 18-vjeçare për të hequr dorë nga mbiemri i të atit Pitt, aktori duket se po e shijon romancën e tij në çdo dimension, madje disa javë më parë një burim për “Daily Mail” tha se Brad është gati për një kapitull të ri në jetën e tij, ku nuk përjashtohet mundësia e të bërit sërish baba.
Pitt dhe Ines de Ramon janë bashkë që prej nëntorit të vitit 2022, ndërsa ata u njohën gjatë një koncerti në Los Angeles.
Dyshja është parë disa herë bashkë në pushime, por asnjëherë nuk kanë dalë zyrtarisht si çift. Në muajin shkurt qarkulloi lajmi se Ines de Ramon është transferuar te shtëpia e Pitt dhe ata po bashkëjetojnë prej disa muajsh.
Artikuj të sugjeruar:
- Brad Pitt është gati për fëmijë me të dashurën pavarësisht problemeve ligjore me Angelina Jolie
- Thuhet Brad Pitt është trishtuar nga vendimi i vajzës për të hequr mbiemrin e tij
- Ç’ndodhi? Një tjetër fëmijë i Brad Pitt zgjedh të mos mbajë mbiemrin e të atit
- Prit, çfarë? Pas 16 vitesh do të shohim në një film Brad Pitt dhe George Clooney
Burimi: Page Six