Shtëpia

Sa herë duhet të pastroni me fshesë me korrent kur keni kafshë shtëpiake

Shkruar nga Anabel

6 Korrik 2024

Sa herë duhet të pastroni me fshesë me korrent kur keni
FOTO: James Merrell

Nuk është sekret se mbajtja pastër e shtëpisë sidomos me kafshë shtëpiake mund të jetë sfiduese. Pavarësisht nëse keni një qen të racës husky që luan në tapet apo mace persiane që përkëdhelet në kolltukun tuaj të preferuar, një pjesë e pasojave të kësaj bashkëjetese janë qimet e tyre, rrëmuja, ndonjë plesht etj.

Fshesa me korrent është shpesh zgjidhja më e mirë, sepse pastron çdo pluhur apo polenë që kafshët sjellin nga jashtë, duke e bërë hapësirën më të pastër dhe më higjienike.

Sa herë duhet të pastroni me fshesë me korrent kur keni
FOTO: Future / Brent Darby Photography

Por, sa shpesh duhet ta vendosni fshesën me korrent për të pastruar shtëpinë?

Edhe pa kafshët shtëpiake, si një rregull i përgjithshëm, ekspertët e pastrimit sugjerojnë që ta pastroni shtëpinë me fshesë me korrent të paktën një herë në javë. Por, nëse keni kafshë shtëpiake ndryshon disi situata:

-Çdo 1-2 ditë

Për pronarët e qenushëve të vegjël ose maceve me qime të gjata, çdo dy deri në tre ditë është e mjaftueshme për të pastruar shtëpinë.

-Dy herë në javë

Pastrimi i shtëpisë me këtë frekuencë, mban nën kontroll qimet e kafshëve dhe alergjenët. Kjo vendos ekuilibrin e duhur midis ruajtjes së pastërtisë në shtëpinë tuaj dhe mbajtjes së një rutine pastrimi.

-Një herë në javë

Të pastruarit me fshesë me korrent një herë në javë është një nivel bazik pastërtie, pavarësisht numrit të kafshëve shtëpiake që keni apo racës së tyre. Por, nëse jeni më të fiksuar pas çdo papastërtie, qimeje të maces apo qenit, ndonjë paraziti apo diçka tjetër, fshesa duhet vendosur çdo dy ditë dhe jeni shumë në rregull.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Homes & Gardens