Metropolitan

U gjet në një stacion autobusi në Londër: Piktura shitet për shifrën marramendëse

U gjet në një stacion autobusi në Londër: Piktura shitet
FOTO: Getty Images

Një pikturë e shekullit të 16-të e vjedhur në një shtëpi në Londër dhe e gjetur më vonë në një stacion autobusi, është shitur për 22.3 milionë dollarë. "The Rest on the Flight to Egypt," është një vepër e hershme e piktorit të famshëm italian Titian (emri i vërtetë i të cilit ishte Tiziano Vecellio) që përshkruan Jezusin, Marinë dhe Jozefin në rrugën e tyre për të kërkuar strehim në Egjipt.

Shtëpia e ankandeve “Christie's” njoftoi shitjen e kësaj pikture, 22 vjet pasi ajo u vodh dhe u gjet rastësisht nga një detektiv britanik.

“Piktura e famshme, e përfunduar rreth vitit 1502, ishte vepra me çmimin më të lartë që u shit në ankand dhe vendosi një rekord për çdo vepër nga Titian,” tha një përfaqësues i shtëpisë së ankandeve.

Piktura u ble nga Markezi i katërt i Bath në vitin 1878, përpara se të varej në muret e shtëpisë së familjes së tij për më shumë se një shekull. Por, në vitin 1995, kjo pikturë, së bashku me dy të tjera, u vodhën nga kjo shtëpi. Piktura ishte zhdukur për shtatë vjet, përpara se të rikthehej përfundimisht në vitin 2002 nga Charley Hill, një detektiv i njohur arti që punonte në Scotland Yard, policinë e Londrës.

Ai dha një shpërblim prej 130 mijë dollarësh dhe u kontaktua nga një informator i rastësishëm. Ky i fundit e udhëzoi Hill-in që të udhëtonte me makinë nëpër Londër derisa ata ndaluan në një stacion autobusi ku një i moshuar mbante në dorë një qese me pikturën brenda.

U gjet në një stacion autobusi në Londër: Piktura shitet
FOTO: Getty Images

“Problemi me vjedhjen e një pikture të famshme është se nuk ka asnjë mënyrë për ta shitur atë,” tha Hill për The Telegraph, pasi ajo u gjet. "Por nëse ofrohet një shpërblim i arsyeshëm, piktura mund të shfaqet."

"Kjo është një pikturë e lakmuar nga aristokratët, pikërisht për skenën e saj me ngjyra të gjalla të dashurisë familjare brenda botës natyrore," tha shtëpia e ankandeve në deklaratën zyrtare, ku zbuloi edhe shifrën marramendëse të shitjes, prej gati 22.3 milionë dollarë.

Titian e realizoi veprën në dekadën e parë të shekullit të 16-të, në fillim të karrierës së tij.

Me përmasa 46,2 dhe 62,9 centimetra, piktura është e vogël në krahasim me disa nga veprat masive për të cilat Titian u bë i njohur më vonë gjatë karrierës së tij.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: New York Post

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Found in a London bus station, the painting sold for a staggering sum

U gjet në një stacion autobusi në Londër: Piktura shitet
PHOTO: Getty Images

A 16th-century painting stolen from a London home and later found at a bus stop has sold for $22.3 million. "The Rest on the Flight to Egypt," is an early work by the famous Italian painter Titian that depicts Jesus, Mary and Joseph on their way to seek refuge in Egypt.

Christie's auction house announced the sale of this painting, 22 years after it was stolen and found by chance by a British detective.

"The famous painting, completed around 1502, was the highest priced piece sold at auction and set a record for any work by Titian," said a representative of the auction house.

The painting was bought by the 4th Marquess of Bath in 1878, before hanging on the walls of his family home for over a century. But, in 1995, this painting, along with two others, were stolen from this house. The painting was missing for seven years before it was finally recovered in 2002 by Charley Hill, a renowned art detective who worked for Scotland Yard, London's police force.

He offered a $130,000 reward and was contacted by a random informant. The latter instructed Hill to drive around London until they stopped at a bus stop where an elderly man was holding a bag with the painting inside.

U gjet në një stacion autobusi në Londër: Piktura shitet
PHOTO: Getty Images

"The problem with stealing a famous painting is that there's no way to sell it," Hill told The Telegraph after it was found. "But if a reasonable reward is offered, the painting may appear."

"This is a painting coveted by aristocrats precisely for its vividly colored scene of familial love within the natural world," the auction house said in an official statement revealing the staggering sale figure of nearly $22.3 million.

Titian, whose real name was Tiziano Vecellio, produced the work in the first decade of the 16th century, early in his career. Measuring just 46.2 by 62.9 centimeters, the painting is small compared to some of the massive works Titian became known for later in his career.

Suggested Articles:

 

Source: New York Post