
Shumë njerëz mendojnë se nivelet e produktivitetit dhe të motivimit të tyre bien pas hanë diçka në mëngjes apo në drekë, pse jo edhe në darkë nëse bëhet fjalë për turnet e natës. Po ju, a keni vënë re që ndiheni pa fokus dhe të papërqendruar në punë, sidomos pasi keni ngrënë?
Pra, pse ndodh? Sipas Juliet Landau-Pope, një trajnere produktiviteti, e gjithë kjo situatë lidhet me një fenomen që njihet si "rënia e produktivitetit pas ngrënies". E njohur ndryshe si “koma e ushqimit”, kjo gjendje pas ngrënies mund ta bëjë më të vështirë përqendrimin në detyrat që keni në punë.
"Ka më shumë shanse të ndiheni të lodhur pasi të keni ngrënë një vakt dhe është e vështirë të ndiheni entuziastë për punën kur energjia juaj është në rënie dhe këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur,” thotë ajo. “Shpesh është më e lehtë të bësh gjërat gjatë orëve të mëngjesit kur ndihesh i/e freskët dhe i/e përqendruar, sepse fillimi i ditës është plot me mundësi,” thotë Landau-Pope.
Ja tre këshilla për ju që doni të tejkaloni rënien e produktivitetit pas ngrënies:
#1 Bëni lëvizje gjatë orarit të pushimit
Rrisni energjinë dhe motivimin tuaj duke bërë një shëtitje të shkurtër ose duke bërë disa ushtrime, mundësisht jashtë në natyrë, menjëherë pas ngrënies sepse lëvizjet e vogla mund të ndikojnë në rimarrjen e energjisë pasi keni konsumuar një vakt.
#2 Bëj diçka ndryshe
Planifikoni të bëni diçka të bukur menjëherë pas kthimit nga pushimi i drekës që mund të jetë dëgjimi i muzikës, biseda me një koleg/e, ose thjesht të pushoni duke pirë një kafe.
#3 Jini bashkëpunues
Të qenit produktivë në një ambient pune është një faktor që ndikon në produktivitetin dhe cilësinë e punës suaj. Ndaj, takimi me kolegët e punës, biseda me një nga drejtuesit e kompanisë apo thjesht angazhimi për të çuar përpara një projekt bëjnë që ju të mos e ndjeni ngarkesën, pasi jeni ushqyer.
Artikuj të sugjeruar:
- Si ta shfrytëzoni verën në të mirë të karrierës dhe punës suaj
- Për ju që punoni për shumë orë para kompjuterit: Ja pse duhet të aplikoni teknikën “20/20/20”
- Pse ky aktivitet ju dhuron qetësi dhe ju bën më të lumtur?
- Pse të mos bësh asgjë i bën mirë shëndetit, sipas shkencës
- Ç'është “metoda e murgut” që rrit produktivitetin në punë